Kartolinë tim biri për Krishtlinje!
“Edhe pse une tashmë jam rritur, besoj tek Babagjushi i Krishtlindjeve” kësisoj mu shpreh im bir këtë të diel, ndërsa shtërngonte fort në gji dhuratën që i kisha blerë, dhe me sytë që i shkëlqenin më mbërthente pajada si me një vezullim brerore. Ishte një çast, sublimitetin e të cilit e shenjtëroi ligjërimi i tij i sinqertë dhe kënaqësia e strukur përmes gjestesh dhe feqeve të flakëruara. Fatmirësisht atij si kanë munguar shumëçka, për më tepër dhuratat. Vetëm me kohën, kushtuar atij, i jam borxhli. Borxh, të cilin nuk ka nguruar të ma ndërmendë hera-herash, duke më akuzuar se: Ti kalon më shumë kohë me dashurinë tënde, librin, se me birin tënd”. Çdo herë e më tepër ndjehem në faj, edhe pse shfajësimi me flakjen tej të gjithçkaje dhe afrisë me të, nuk zë vend. Nuk është koha, me gjas, është një lloj xhelozie, të cilën ai e shfaq kësisoj. Edhe pse në kohën e lirë, kohë të cilën më duhet ta ndajë në shumë pjesë, lë pak shteg të më “akuzojë”, ai gjithsesi më qëllon me të vetme