Posts

Showing posts from August 26, 2015

Nënë Tereza, e hyjshmja e mëshirës dhe devocionit

Image
Nga Albert Vataj Ajo erdhi për të qenë shëmbëllimi i njimendtë i dashurisë së Zotit për njeriun. Dëshmoi me jetën dhe veprën e saj mirëbërëse se gjithçka është e mundur në besim. Udhëhoqi vullnetet e dlira dhe forcën e arsyes për të ndërtuar altarin e së mundshmes qiellore dhe bërjen e vullnetit të Hyut si në qiell ashtu edhe në tokë. Udha e saj e gjatë dhe e mundimshme është shembulli më domethënës i forcës që gjallon prej mirësisë dhe dhemshurisë, mëshirës dhe besimit. Sot 105 vite më parë, më 26 gusht 1910, lindi në Shkup të Shqipërisë, asokohe nën pushtimin otoman, Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, e njohur si Nënë Tereza, humanistja shpresëdhënëse ndaj të varfërve, të sëmurëve, të pamundurve, shembulli më i hyjshëm i trajtueses së dhimbjes me dashuri. Një ditë pas lindjes u pagëzua në kishën e Zemrës së Krishtit nga famulltari i asokohshëm Dom Zef Ramaj, ditë të cilën ajo e llogariste si datëlindjen e saj. Gonxhja ishte fëmija i tretë i Kolë Bojaxhiut me origjinë nga Mirdita