Posts

Showing posts from April 25, 2015

Felix Schlesinger penelata magjike e botës së fëmijëve

Image
Nga Albert Vataj Ndoshta është nga më tipikët e shekullit të XIX-të për sa i takon motiveve të punëve të tij. Mjerisht për të flitet shumë pak, megjithëse nuk resht asnjëherë interesimi për punën e tij dhe kjo për shkak të trajtesës dhe tematikës. Zakonisht në tablotë e tij është skalitur jeta e varfër në zonat rurale të Gjermanisë dhe jo vetëm. Bota e fëmijëve, dëlirësia e kësaj magjie parakalon kaq ndjeshëm përmes toneve dhe dritës në punët e tij, sa të rrëmben me befasinë dhe ëndjen e përgjithmonshme të kësaj moshe, dëshirat e shpenguara për t'u shoqëruar me kafshët shtëpiake, për të qëndruar pranë tyre, për t'i ushqyr ato. Dallon këtu, madje dominon lepuri. Butësia dhe delikatesa e marrëdhënieve të kësaj kafshe me fëmijët është kaq e prekshme dhe e kudogjendur në punët e Schlesinger, përfshi këtu edhe macen, qeni më pak. Pakkush, pavarësisht moshës, i ka shpëtuar kurthit të rikthimit në afshin e dëshirave fëminore, teksa ka përcjellë këto punë. Megjithëse ai