Tipike gjermane apo? Forca e stereotipeve
Gjermanët pinë birrë, francezët hanë bretkosa. Paragjykimet e dikurshme shpesh rezistojnë deri më sot. Por çfarë fshihet pas paraygjykimeve e stereotipeve? Historianja Ina Ulrike Paul merret me studimen e tyre. Punëtorë, korrektë, por pa humor. Fqinjët europianë të Gjermanië prej kohësh kanë paragjykime të tilla ndaj gjermanëve. Ina Ulrike Paul është drejtuese e Institutit "studium plus" të Universitetit të Bundeswehr-it në Mynih. Në projektin e saj studimor "Të gjithë kretanët gënjejnë. Stereotipet kombëtare në Europë" ajo studion lindjen dhe ndryshimin e stereotipeve kombëtare në Europë. Nga vjen për shembull klisheja e njohur se gjermanët janë pijanecë? studiuesja e lidh atë jo vetëm me frekuencën e shpeshtë të përdorimit: "Një stereotip i tillë nga libri i historianit romak Tacitus "Germania" përsëritet shpesh nga koha e Rilindjes europiane, si nga gjermanët ashtu edhe nga jo gjermanët. Gjermanët e përsërisnin atë, sepse në të njëjtën ko