Natyra është një prej mrekullive që motivon udhëtimin e njeriut në jetë
Natyra është një prej mrekullive që motivon udhëtimin njeriut në jetë. Jo të gjithë, jo gjithmonë, jo kudo, ky njeri e ka kuptuar këtë, ka përvetësuar thelbin e kësaj ekzistence. Njeriu është një qenie kontradiktore në kë sens, e kupton, e shijon dhe e çmon të bukurën, por para babëzisë për para ai është në gjëndje t'i japë të gjitha bukuritë që e zbukurojnë dhe e motivojnë rrugëtimin e tij në jetë, mjafton që ai të jetë, të bëhet i pasur. Natyra është kaq e bukur, kaq delikate, kaq e shijshme dhe ne jemi kaq të verbër, kaq harbut, kaq pa shije sa kurrë nuk e kemi vlerësuar aq sa duhet, si duhet. Bashkëjetesa jonë me të është gjithnjë e më e kërcënuar. Pamjaftueshmëria, si karakteristikë e urisë sonë, ka bërë që ajo të jetë një prej viktimave më të pafajshme.