Tetë virtuozë sjellin në Tiranë gjenitë e muzikës klasike
Më 8,9,11, dhe 12 tetor, vijnë në kryeqytet tetë instrumentistë me edicionin e dytë "Different Trains" Music Festival Albert Vataj Ata janë tetë instrumentistë, të gjithë të famshëm dhe virtuozë. Sejcili është identitet i patjetërsueshëm kontributi estetik i muzikës. Sekush nga ata është pjesë e rëndësishme e orkestrave të mirënjohura botërore. Talenti i kumtuar ka magjepsur publikun e sallave të famshme koncertore në të katër anët e botës. Ata janë të ndryshëm, por rrugëtimi që përshkon vërshimi i virtuozitetit të tyre është i njëjtë. Sepse është e njëjtë pesha e përgjegjësisë, është e njëjtë sfida profesionale dhe artistike, me të cilën ata ngjitin skenën shqiptare, aty ku ata u ngjizën. Sepse është i papërsëritshëm kungimi i shënjtë artistik, që ata do të predikojnë publikut kryeqytetas në emër të vlerave. Të tëtë; Adam Laloum, Dhurata Lazo, Olsi Leka, Vlorent Xhafaj, Luca Ranieri, Klaidi Sahatçi, Arben Spahiu, dhe Dorian Xhoxhi janë në Tiranë me edicionin e dytë