Posts

Showing posts from September 24, 2013

Vincent Van Gogh, universi i gjenilitetit të kyçur pas hekurave të trishtimit

Image
Vincent Van Gogh (30 Mars 1853 - 29 korrik 1890) Britma më klithëse që mund të jetë dëgjuar ndonjëherë në jetën e një artisti, është ajo e Vincent Van Gogh, britmë e cila tkurr edhe sot e kësaj dite qiejt e mbamendjes së rruzullit artdëshmues . Vincent Van Gogh është padyshim një rast emblematik. Pakkush mbruhej me atë vërshim ndjeshmërie dhe aftësi krijuese.   Egzistenca e tij ka qenë një udhëtim në “vuajtjen e izolimit”, i pakuptuar e vetmitar në perceptimin acarues të dhimbjes, i pafuqishëm e prapë i kthjellët e i vetëdijshëm për sëmundjen e tij që ishte edhe fizike, po mbi të gjitha shpirtërore. Studimet psikiatrike moderne, i kanë zhvilluar   edhe më tej hipotezat që Van Gogh vuante nga sëmundje bipolare apo sindroma maniako-depresive, e trashëguar genetikisht nga familja, gjë që brengoste edhe vëllanë e tij Theo. Po përej kësaj sëmundjeje genetike, është e sigurtë se menduria i qe manifestuar mbi të gjitha sepse Vincent e kishte filluar ta shihte artin e tij të dashur,