Posts

Showing posts from November 7, 2012

Barack Obama rizgjidhet, amerikanët dëshmojnë sërish se janë një vend dhe popull i madh

Image
Presidenti Barack Obama doli fitimtar nga zgjedhjet e djeshme presidenciale përkundrejt rivalit të tij republikan Mitt Romney, duke i dhënë fund kështu një fushate të gjatë dhe negative. Presidenti Obama shënoi fitoren në shtetet e pavendosura dhe pas numërimit të 84 përqind të votave ai kryeson me më pak se 1 përqind 49.6 ndaj 48. 9 të kandidatit republikan Mitt Romney.   Por votat elektorale, nga ana tjetër i dhanpë atij një fitore të thellë, ai siguroi   303, nga 270 të nevojshme. Duke folur mbrëmë, para përkrahësve të tij në Çikago, Presidenti përshëndeti zotin Romney dhe duke shprehur optimizëm për 4 vjetët e ardhshëm:   “Unë besoj se ne mund të mbajmë gjallë premtimin e themeluesve të vendit tonë, ideja se me punë, pa patur rëndësi se kush je dhe nga vjen, se si dukesh, ose se   me kë je në dashuri,   nuk ka rëndësi nëse je zezak apo i bardhë, hispanik, aziatik apo indiano-amerikan, i ri apo i moshuar, i aftë apo i paaftë, homoseksual apo jo, ju mund të keni sukses në

Enver Petrovci: Ali Pashë Tepelena, roli kontradiktor që e kam peng

Image
Enver Petrovci rrëfen sfidën me dy rolet në dy filma artistik, ndjesitë e të qenit aktor teatri si dhe pengun e karrierës artistike. Enver Petrovci, ka arritur një karriere shumë të suksesshme në Teatër nëpër mbarë ish Jugosllavinë duke u vlerësuar një nga aktorët me të famshëm të asaj kohe. Interpretimet e tij në film ishin gjithashtu shumë të mirëpritura duke arritur famë shumë të madhe në kinematografinë ish jugosllave, kosovare dhe ndërkombëtare. Është një ndër themeluesit e degës së Artit Dramatik dhe Akademisë së Arteve në Universitetin e Prishtinës në vitin 1989, ai kthehet nga Beogradi për të ligjëruar lëndën e aktrimit në këtë Universitet dhe formon kuadro të reja të aktorëve në Kosovë. Festivali i Filmit Shqiptarë ju ka rikthyer në arenë me dy role. Në filmin “Sekretet” me regji të Spartak Pecanit dhe me një rol klasik tek filmi “Gomarët e kufirit”....? Në edicionin e 13-të të Filmit Shqiptarë konkurroj me dy role tepër specifik për nga karakteri. Tek “Gomar

Aleksandër Gashi, i pari shqiptar që merr Qytetari Italiane për Merita Artistike

Image
Nuk është aspak e thjeshtë të shkruash për personazhe në reliev të kulturës sonë, aq më tepër kur aktiviteti i tyre shtrihet e zhvillohet jashtë kufijve të atdheut, siç është rasti për kompozitorin dhe pianistin e famshëm Aleksandër Gashi. Aq më tepër kur pozicionin e tij e konfirmojnë akordime shtetërore të huaja siç është qytetaria e tij italiane për Merita Artistike. E përforcon akoma më shumë këtë përshtypje kur mësojmë se ky akordim ka shumë vite që është dhënë, saktësisht në 2001 me një dekret të Presidentit të asaj kohe Karlo Azelio Ciampi dhe kryeministrit Silvio Berlusckoni, me motivacion “Mjeshtri Aleksandër Gashi përfaqëson një pasuri të madhe humane dhe artistike në Itali”. Intervista me Aleksander Gashin ishte më tepër një bisedë e lirë, tregimi i një jete larg atdheut, që si refreni i një kënge kishte kudo fjalët “Shqipëria është forca ime” ku në nota pse jo edhe malli e nostalgjie detajon mendimin duke na thënë; “në kompozimet e interpretimet e mia, në çdo koncert

Skënderbeu në gjithëkohësitë e kumtit artthënës

Image
Nga Albert Vataj Tubimi artthënës nëpër etapa kulmore historike, ose në universin mëtues të korifejve të qënsisë shqiptare është transformuar në një shtysë e ngulmët pjesëmarrjeje për shumë krijues. Që nga fotografia, piktura, skulptura, muzika e deri tek poezia, ata kanë dëshmuar pjesëmarrje dhe vetëdije kombëtare, e cila kthehet në një lajtmotiv, tani kur të gjithë shqiptarë po pjesëmarrin në 100-vjetorin e shtetit shqiptar. Përpjekja e sekujt për të kontribuar në gjenerimin e një energjie gazmendi në përvjetorin e 100- të shtetit shqiptar, është një obligim edhe për shkrimtarin, Halil Teodori. Pas dy librave në poezi me "Vegimet e moshës" dhe në prozë "Dritë nga errësira", ai vjen para lexuesit me poemën "Skënderbeu, gjaku në venat e mia". Më shumë se një qasje poetike, ky ngulm krijimtarie është edhe për të, si për çdo dibran, ëndërr të kumtojnë për birin e Sinës, djalin e Dibrës, Heroin tonë Kombëtar, "Kalorësin e Krishtërimit",