Arthur Rimbaud, shndriti dhe u shua si një meteor
Nga Albert Vataj Ai nuk ishte vetanaku tragjik në udhën e shepenguar të jetësimit pasionues. Nuk bëri asgjë më shumë ngase mëheret e mëvonë bënë sëmbimet e “kalorësve të ferrit” në natën e llamburitur yjesh të gjenialitetit. Ai, Arthur Rimbaud, shndriti dhe u shua si një meteor. Me penën majëmprehtë ai shkroi lavdinë dhe mohimin, katapultoi eterin dhe u gropos në skutat më të terrta të vetmisë. U lëshua në krahët e potershme të Parisit vullnetlirë dhe ëndrrimtar, sosi si një katolik i devotshëm dhe u kapit si një heretik. Kujtesë dhe mirënjohje Arthur Rimbaud, lindi 160 vite më parë, më 20 tetor 1854 në Charleville, provincë e Francës. Prej armatës së fjalës së shpirtit, shkulmit të sentimenteve, drithmave të mishit, Arthur Rimbaud është ndryshe nga të gjithë, krejt tjetërlloj. Gjithqysh, jeta dhe krijimtaria e korifeut të vargut të lirë dhe i figurës poetike, mëtojnë tjetërçka ngase rëndom jemi rrekur të përftojmë nëpër dritëlëshime të jetës dhe aktit solemn të kriji