Posts

Showing posts from May 14, 2013

David Foenkinos: Është e trishtë të shohësh kaq pak të rinj nëpër librari

Image
Një nga shkrimtarët më bashkëkohorë sot në Francë tregon lidhjen e tij me të shkruarin, Parisin, krizën e leximit sot, dhe kritikën agresive franceze… Nga dritarja e apartamentit të tij në Paris, David Foenkinos duket se gjeti subjektin e romanit të tij të ardhshëm. Një grua që puth papritur një burrë, do ta frymëzonte shkrimtarin që po i afrohet të 40-ave të shkruante romanin që do ta kthente në autorin më të shitur në Francën e sotme, “Delikatesa”. Prej kohësh ai mendonte të shkruante një histori për kthimin sërish në jetë, pas një ngjarjeje që mund të na e ketë errësuar atë… Dhe ajo puthje aq e beftë e asaj gruaje të panjohur, sikur i dha zgjidhjen dilemës së tij… Kështu lindi personazhi i tij kryesor, Natalia, gruaja që jetonte një martesë të përkryer me Fransuain deri në ditën që ai papritur vdes. Tashmë vejushë, ajo i ka ngritur një mur emocioneve të saj, ku nuk mund të hyjë askush. E dërrmuar shpirtërisht, ajo kalon disa vite e zhytur mes dosjeve, deri sa një ditë gj

Mesdheu si një fantazi e përjetshme

Image
Dy ditë me radhë shkrimtarë nga Mesdheu dhe Gjermania evokuan hapësirën mesdhetare jo vetëm si një zonë ku lindi qyterërimi perëndimor por edhe si një burim të përhershëm fantazie për botën e artit, letërsisë e kulturës. Mesdheu si një fantazi e përjetshme! Po t'i hedhësh sytë kësaj njolle blu në hartën e botës, të bie ndërmend vlerësimi i historianit të njohur francez, Fernand Braudel se Mesdheu duket aty "si një e çarë gjigande e tokës, i rrethuar nga shumë vende, kultura dhe gjuhë". Në brigjet e këtij deti historik është zhvilluar në shekuj një mozaik kulturor unikal, shumëgjuhësh dhe i jashtëzakonshëm në pasurinë e tij. Mesdheu - Deti i Bardhë Dy ditë me radhë në fundjavë (10-11.05) Mesdheu mblodhi në Berlin shkrimtarë, publicistë e poetë nga Mesdheu e Gjermania jo thjesht për të eksploruar një hapësirë gjeografike në diskutime e lexime letrare. Shkrimtarët gjermanë, Durs Grünbein, Sybille Lewitscharoff, Mauro Covacich dhe Kenka Lekovich nga Italia, si e