Posts

Showing posts from July 9, 2013

Vizatimi 3D, arti i manipilimit viziv të mendjes

Image
Nga Albert Vataj Nuk është thjeshtë vullneti për të kapur lapsin dhe për të derdhur një talent rutinor vizatimi, megjithëse ky kurajoz novator kumton modestish se "E gjithë çfarë ju duhet është një laps dhe diçka për të nxjerrë në pah, dhe ju mund të krijojë me të vërtetë prekjen magjike”. Kësisoj s’mund të jetë kryekëput kështu, jo vetëm një laps e trandjea e një fillese. Sikurse as përshkimi prej një dakordësie që zgjon brenda vetes për një rrekje talenti në zgjim. Është shumë më shumë, është ngasje për tu qasur teknikave të reja, siç është vizatimi 3D, ngulmi për të manipuluar momente dhe detaje të ndryshme të zakonshme në një projektim vizatimor mbreslënës. Është thirrja kushtruese për ta ndërkallur brendin tënde në një mënyrë komunikimi estetik të allasojtë, tjetërqysh ngase armata e artistëve komunikon me artdashësin. Kur artisti, Alessandro Diddi, vë laps në letër, veprat e tij vijnë në jetë, impresionet shumëzojnë pjesëmarrjen në këtë joshje komunikimi. Ai guxon