Posts

Showing posts from October 21, 2012

Autonomia e kritikës dhe anatemës në letrat shqipe dhe libri i Behar Gjoka

Image
Nga Albert Vataj Kritika letrare, pavarësisht rrethanave mohuese dhe asgjesuese, zhurmës dhe pengimeve të shumta, në njëfarë mënyre ajo ekziston. Kjo merr përsipër me promovu sentencën e një tjetër ngasje qëmtuese, me të cilën studjuesi Behar Gjoka cek në nevojën e ngutshme për komunikim, duke beh në vitrinën e librarit me titullin “Autonomia e kritikës letrare”. Tankjo, për të mbetet ngulm, kjartësimi i pamjes së mjegullume, ku kritika letrare struket prej frikës së natemës. Ai mundet me “guxu” me dëbu, tançka ban që kjo mjegull me u ba ma e dendun, ma marrafrymëse. Ai pohon atë shumësi zërash që njiherësh kërkojnë me justifiku këtë mishmash botimesh, kultin e përbindshëm të antivlerës, duke u rrek me ia faturu fajin mungesës së kritikës letrare. Duke besu se kritika shpesh është gardian i vlerave, temjan në taftin djallzor të një tekstshkrimi, “gojët e liga” duke kqyrë nga kritika, shpresojnë se këto pena të thyme kanë me mujt me e vu nën fre pasionin e tyne. Vramendja