Kush âsht P. Gjergj Fishta per brezin mâ te ri?
Ardian Ndreca E keqja mâ e madhe qi i ka ardhë Fishtës prej vjetëve të komunizmit âsht qi sot, mbas gjashtëdhetë e sa vjetësh prej dekës së tij, të gjithë e admirojnë por pak kush e lexon. Fishta âsht nji fenomen i papërsëritshëm për shpirtin shqiptar, pse ai ka mbërrit me kene njiherit poet, njerí i Zotit, humanist, patriot, burrë i virtytit e i vlerave qytetare – e këto cilësina, ndër ne, janë të rralla, te nji njerí i vetëm. Shuma e vargjeve të Fishtës âsht realiteti shqiptar i çdo kohet, prandej asnji njerí i letrave shqiptare nuk mund të hjedhin nji rresht pa e pasë lexue fund e maje veprën e tij. Shumëkush sot, po t’a lexonte Fishten - jo se do të mësonte me shkrue – por të paktën do të bindej qi âsht mâ mirë mos me shkrue mbas Fishtës. Guralecat e letersise shqipe s’kane mujtë me i bâ gja atij Mojzehi të gjuhës qi âsht Fishta, por shumë keq mundet me i ba injoranca e brezave te sotshme tue mos e lexue atë. Pse duhet lexue Fishta? Ai duhet lexue pse âsht nji kl