Posts

Showing posts from July 19, 2015

Frederik Rreshpja dhe drama e tragjikut të lirikës

Image
Nga Albert Vataj Ai erdhi për të mbetur një zë kushtrues në lirikë, një përjashtim në lëndën e ngjizjes tokësore, një vetvete e tallazuar trazimesh. Nuk kishte më fatkeq ndër ata që kanë rendur në kujtesën e kohës dhe në mirënjohjen e gjeneratave, se sa ai. Megjithatë kurrë nuk iu dha zërit jargavitës të ankimtarit. Jetoi gjithnjë në tehun e rrezikut dhe kumtoi në poezi thelbin tragjik. Jetoi me dhimbjen dhe absurdin, gjithëçmosin, si në një marrëdhënie të vetme ekzistimi, deri në atëkohjen që nuk kishte gëzim që ta gazmonte atë shpirt të shterrur nga dritat dhe ngjyrat, e atë kurm të drobitur nga hekast dhe vetmia. Gjithçka në jetën e këtij njeriu nisi si një psherëtimë e zëshme përkorjeje në qytetin e Shkodrës tash 75-vite më parë, më 19 korrik 1940. Erdhi në jetë si një amanet dhe përfundoi si një anatemë. I ngjizur me dashuri dhe forcë besimi katolik, kurmi i këtij njeriu do të ecte në të zakonshmen, deri kur një shkreptimë fatkeqe dashurie e goditi në zemër duke i thye