Fotografë dhe shkencëtarë, kamping në “zemër” të vullkanit më aktiv të Botës
Prg: Albert VATAJ E pabesueshme. Adrenalina dhe egoja për shkëncë tejkalojnë kufinjtë e çdo mundësie. Kjo është një provë me ekstremitetet, me të cilat njeriu modern “kacafytet” ndoshta jo dhe aq për të hedhur ditë mbi shumë enigma se sa për ta vënë njeriun në provën e kufinjve të mundësisë së tij, pra për ta përballur atë me sfidat e pamundësisë. Janë fotografë, hulumtues dhe shkëncëtarë që përcjellin këtë spëktakël të jashtëzakonshëm rreziku në vërshimin e lumit më të madh të llavës, të gurit të shkrirë, në Nyiragongo në Republikën Demokratike të Kongos. Këto imazhe të pabesueshme janë marrë nga një fotograf i ekstremeve, i cili u bashkua me ekipin hulumtues në udhëtimin e tyre për në Kongo dhe Itali, në malin Etna, atje ku temperaturat janë mbi 1100 gradë Celsius (2000 gradë Fahrenheit). Ata gjithashtu tregojnë në këto foto, se si kalojnë çdo ditë jetën në kampet në skajet e liqenit të lavës dhe se si shkencëtarë përgatitin darkën e tyre jashtë çadrave në brendësi të