Sherif Merdani: E vërteta e gjuetisë së shtrigave në Festivalin e 11-të
Rikthimi juaj në skenë pas shumë viteve mungesë, ishte me spektaklin “Këngët e shekullit”? Unë dua që të jem shumë i sinqertë, skena e “Këngëve të shekullit”, nuk ishte rikthimi im i parë në skenë, pasi unë u riktheva në skenën shqiptare pas viteve të burgut, në Festivalin e 36-të të këngës në Radio Televizion, me këngën “Simfonia e Nënës”, ku mora çmimin e dytë, një këngë që u vlerësua shumë dhe që mua më pëlqen shumë, sepse unë kam pasur një nënë model dhe kur i këndohet nënës, unë dridhem i gjithi. Ka tre-katër këngë që i kushtohen nënë në muzikën shqiptare dhe dy nga këto i këndoj unë, një e këndon Anita Take dhe një tjetër më duket e këndon Bashkim Alibali. Kur kam qenë në Ambasadë në Itali, kam marrë vesh se janë 400 këngë që i kushtohen nënës nga këngëtarë italianë, megjithëse njëra prej tyre është më e njohura nga të gjitha. Pra ne i jemi borxhlinj nënave tona, sepse nëna është një personazh i jashtëzakonshëm. Aq më tepër kur unë e kam përjetuar vlerën e nënës n