Posts

Showing posts from July 31, 2012

Frojdi dhe luftërat e tij të brendshme

Image
Ka një pikë në të cilën të gjithë bien dakord: Qoftë mirë apo i sëmurë, Sigmund Frojdi, më shumë se çdo eksplorues tjetër i psiqikës njerëzore, ka hartuar mendjen e shekullit XX Nuk ka neutralë në luftën e Frojdit. Admirimi dhe lajkat në njërën anë; skepticizmi dhe përçmimi në anën tjetër. Nuk ka asnjë hiperbolë. Një psikoanalist që aktualisht po mundohet ta mbajë Frojdin në panteonin e heronjve kulturorë mund të kënaqet vetëm me kritika të pamëshirshme kundër atyre që e kalojnë jetën, duke e shfaqur Frojdin si një sharlatan. Por, ka një pikë, në të cilën të dyja palët bien dakord: Qoftë mirë apo i sëmurë, Sigmund Frojdi, më shumë se çdo eksplorues tjetër i psiqikës njerëzore, ka hartuar mendjen e shekullit XX. Vetë egërsia dhe qëndrueshmëria e diktatorëve të tij ishte një atribut i dhunshëm i faktit që idetë e Frojdit vazhdojnë të jenë në fuqi. Nuk ka asgjë të re rreth këtyre konfrontimeve të acaruara; ata kanë ndjekur një pas një hapat e Frojdit, që kur zhvilloi vargun e

Zbulimi i rrënojave të një objekti kulti mesjetar, Kashari shpallet zonë në mbrojtje

Image
Në fshatin Kus të komunës Kashar pikërisht në kodrën e “Qafë Qishës” kanë dalë në dritë katër objekte të rralla. Bëhet fjalë për rrënojat e një kishë mesjetare, një xhami mbi 300-vjeçare që njihet me emrin Xhamia e Kusit, një kishë që ndodhet në pronat e fisit Musteqja dhe një varrezë antike. Agjencia e shërbimit arkeologjik pranë Ministrisë së Kulturës e ka shpallur si zonë në mbrojtje dhe së shpejti pritet që të nisin gërmimet për të parë potencialin arkeologjik, i cili jep të dhëna më të sakta rreth objekteve. Drejtori i drejtorisë rajonale të Monumenteve të Kulturës, Arbër Kadia, thekson se zbulimi i këtyre objekteve është i rrallë për rrethinat e Tiranës. “Pas zbulimit të katër objekteve të veçanta; Kisha mesjetare, Xhamia e Kusit mbi 300-vjeçare, rrënojat e një kishe tjetër që është pronë e fisit Musteqja, janë zbulime të rralla për rrethinat e Tiranës”, - pohon Kadia. Sipas tij, Agjencia e Shërbimit Arkeologjik pranë Ministrisë së Kulturës e ka shpallur si zonë në mbrojt

Jemi çfarë lexojmë

Image
Kur një rrëfim na merr me vete, përvetësojmë identitetin e personazhit dhe e stimulojmë përvojën e tij në jetën reale Shumë shpesh na ndodh që gjatë leximit të një libri, të apasionohemi aq shumë pas historisë, sa të fillojmë të identifikohemi me protagonistin e saj duke kërkuar pika të përbashkëta me të ose të kopjojmë sjelljen dhe mendimet e tij. Sipas një studimi të Universitetit shtetëror të Ohajos, ky është një proces shumë normal që studiuesit e kanë quajtur “përvetësimi i përvojës”, ose procesi spontan që çon në përvetësimin e identitetit të një personazhi në një rrëfim të shkruar në një libër dhe më pas stimulimi i përvojës së tij në jetën reale. Pra, në një farë mënyrë, jeni duke humbur brenda historisë së shkruar (në mënyrë letrare) dhe e gjeni veten si pa kuptuar duke vepruar dhe menduar njësoj si protagonisti i romanit, për të arritur deri atje sa të modifikoni sjelljen tuaj në mënyrë që të jetë e njëjtë me atë të personazhit tuaj. Hulumtuesit që morën pë