Posts

Showing posts from August 8, 2012

Hitleri shpëton nga anglo-amerikanët, vdes më 1962, një e vërtetë hipotetike?

Image
Adolf Hitler dhe Eva Braun nuk kanë bërë vetëvrasje më 30 prill 1945, në bunkerin e Berlinit, por kanë ikur në Argjentinë ku kanë jetuar me dy vajzat e tyre deri në vitet ’70 të shekullit të kaluar, shkruajnë historianët ushtarakë të Britanisë, Gerard Williams dhe Simon Dunsten. Sipas mendimit të Williamsit, shpëtimin e firerit nazist e kanë mundësuar SHBA-të dhe Britania e Madhe, të cilat si kompensim kanë marrë sasi të paimagjinueshme të parave dhe qasje tek teknologjitë sekrete gjermane. Në librin e botuar tash së voni, “Ujku gri: Ikja e Adolf Hitlerit”, këto pohime mbështeten në dokumentacionin e shërbimeve amerikane dhe britanike, si CIA, FBI dhe MI5, por edhe dëshmive të familjes Einhorn e cila në Argjentinë ka pranuar çiftin Hitler. Williams dhe Dansten thonë se Hitleri ka vdekur në Argjentinë në vitin 1962 dhe se në varrimin e tij kanë marrë pjesë shumë nazistë “të zhdukur”, ndërsa data e vdekjes së Eva Braunit nuk dihet. Sipas autorëve, fëmijët e Hitlerit jetojnë s