Hitleri shpëton nga anglo-amerikanët, vdes më 1962, një e vërtetë hipotetike?
Adolf Hitler dhe Eva Braun nuk kanë bërë vetëvrasje më 30
prill 1945, në bunkerin e Berlinit, por kanë ikur në Argjentinë ku kanë jetuar
me dy vajzat e tyre deri në vitet ’70 të shekullit të kaluar, shkruajnë
historianët ushtarakë të Britanisë, Gerard Williams dhe Simon Dunsten.
Sipas mendimit të Williamsit, shpëtimin e firerit nazist e
kanë mundësuar SHBA-të dhe Britania e Madhe, të cilat si kompensim kanë marrë
sasi të paimagjinueshme të parave dhe qasje tek teknologjitë sekrete gjermane.
Në librin e botuar tash së voni, “Ujku gri: Ikja e Adolf
Hitlerit”, këto pohime mbështeten në dokumentacionin e shërbimeve amerikane dhe
britanike, si CIA, FBI dhe MI5, por edhe dëshmive të familjes Einhorn e cila në
Argjentinë ka pranuar çiftin Hitler.
Williams dhe Dansten thonë se Hitleri ka vdekur në
Argjentinë në vitin 1962 dhe se në varrimin e tij kanë marrë pjesë shumë
nazistë “të zhdukur”, ndërsa data e vdekjes së Eva Braunit nuk dihet. Sipas
autorëve, fëmijët e Hitlerit jetojnë sot në Argjentinë.
Një pjesë e historianëve të “shkollës klasike” këto pohime i
quan spekulime, por një pjesë e shkencëtarëve thonë se nuk ka dëshmi të forta
mjeko-ligjore që Hitleri dhe Eva Braun kanë vdekur në bunker, dhe se pohimet
për këtë janë të bazuara në dëshmitë e bashkëpunëtorëve që kanë mbijetuar.
Është fakt se në bazë të mbetjeve nga të djegurat nuk është vërtetuar kurrë se
a janë vrarë ata me revole apo janë helmuar.
Ushtari rus Churakov më 4 maj 1945 ka gërmuar dy trupat e
djegur në oborrin e Fuhrerbunkerit, të cilat ishin aq shumë të dëmtuara sa që
vetëm mjeku ka konstatuar se i përkasin një burri 50-60 vjeç dhe një gruaje
30-40 vjeçe. Se fjala është për çift të martuar, këtë e dëshmojnë
bashkëpunëtorët: shërbëtori, radio-lidhësi si dhe sekretarja e stomatologut të
Hitlerit.
Megjithatë, në vitet ’70 në shtypin gjerman është shfaqur
një dokument i çuditshëm, i cili i atribuohet një prej nazistëve më të kërkuar,
shefit të gestapove famëkeq – Heinrich Mueller. Me sa duket, ishte kjo
deklarata e dhënë për shërbimet sekrete amerikane, e në të cilin nazisti thotë
se Hitleri më 22 prill është zëvendësuar me kipcin e tij i cili është djegur më
datën 30. Ky dokument është kontestuar nga SHBA-të, të cilat pretendonin se
ishte falsifikim i hartuar nga KGB-ja sovjetike. Megjithatë, të njëjta shërbime
kanë pohuar Mueller i ka mashtruar dhe se ka ikur duke ia bërë varrin vetes e
duke e varrosur aty kipcin e tij.
Ndërkohë, janë gjetur edhe dëshmitë e ushtarëve sovjetikë të
cilët thonë se Fuhrerbuker janë gjetur edhe dy trupa tjetër që në mënyrë të
pabesueshme kanë ngjarë me Hitlerin.
Williams dhe Dunsten thonë se Hitleri dhe Eva Braun më 22
prill kanë ikur nga Berlini me aeroplanin të cilin e ka drejtuar Peter
Baumgart. Ata kanë aterruar në Spanjë, ku janë futur në nëndetëse. Në Argjentinë
janë pranuar nga familja gjermane Einhorn, e cila kishte një hotel në provincën
e Kordobës. Aty çifti Hitler është strehuar në vitet e para pas largimit nga
Gjermania.
Comments
Post a Comment