Posts

Showing posts from April 8, 2014

El Greco, heretiku i penelit të shpirtit

Image
Nga Albert Vataj Ai dëgjoi vetëm pëshpërimat e shpirtit, gurgullima e penelatës së sentimenteve që i shndërruan kërcënues, qiejt e gjithkohjes prejnga udhëtoi, prej atë ditë e sot në 400-vjetorin hapit të mbramë së gjalli, të këtij uzurpatori të së pakufijshmes, të këtij dimensioni të veçëm të kumteve estetike. Ai është, kretasi El Greco, (Doménikos Theotokópoulos), (1541-7 Prill 1614) piktor, skulptor dhe arkitekt i Rilindjes Spanjolle. Ai njihet me nofkën, El Greco, emër i cili zanafillon origjinën e tij. El Greco u bë mjeshtër para se të mbushte 26 vjeç. Asokohe u zhvendos në Venecia. Më 1570 iku në Romë, ku hapi ekpozita dhe realizoi shumë punë. Në Itali e pasuroi stilin e tij me elementë të Manerizmit e Rilindjes Veneciane. Në 1577 u zhvendos në Spanjë, Toledo, ku punoi deri sa vdiq. Atje realizoi punët e tij më të njohura. Stili dramatik dhe ekspresionist i El Greco nuk u prit mirë nga bashkëkohësit edhe më vonë, gjithqysh u vlerësua dhe rroku admirues në shekullin XIX-XX