El Greco, heretiku i penelit të shpirtit
Nga Albert Vataj
Ai dëgjoi vetëm pëshpërimat e shpirtit,
gurgullima e penelatës së sentimenteve që i shndërruan kërcënues, qiejt e
gjithkohjes prejnga udhëtoi, prej atë ditë e sot në 400-vjetorin hapit të
mbramë së gjalli, të këtij uzurpatori të së pakufijshmes, të këtij dimensioni
të veçëm të kumteve estetike. Ai është, kretasi El Greco, (Doménikos
Theotokópoulos), (1541-7 Prill 1614) piktor, skulptor dhe arkitekt i Rilindjes
Spanjolle. Ai njihet me nofkën, El Greco, emër i cili zanafillon origjinën e
tij. El Greco u bë mjeshtër para se të mbushte 26 vjeç. Asokohe u zhvendos në
Venecia. Më 1570 iku në Romë, ku hapi ekpozita dhe realizoi shumë punë. Në
Itali e pasuroi stilin e tij me elementë të Manerizmit e Rilindjes Veneciane.
Në 1577 u zhvendos në Spanjë, Toledo, ku punoi deri sa vdiq. Atje realizoi
punët e tij më të njohura. Stili dramatik dhe ekspresionist i El Greco nuk u
prit mirë nga bashkëkohësit edhe më vonë, gjithqysh u vlerësua dhe rroku
admirues në shekullin XIX-XX, aqsa mbahet si pararendës i Ekspresionizmit dhe
Kubizmit. Sakaq ndërmendet se punët e tij frymëzuan poetë dhe shkrimtarë, si
Rilke e Kazantzakis. El Greco ishte i veçantë dhe nuk i përket asnjë shkolle të
caktuar, edhe pse kjo lëndë u mëkua prej më të mirës së traditave të
asokohëshme. Pikturat e tij janë të njohura për zgjatimet torturuese dhe
spërdredhje të figurave, Gjithpoaq, pigmenti fantazmagorik i mëkimit
koloristik, qasje kjo e përzier me traditat bizantine e perëndimore njëherësh,
e përkund ndjenjën e shijeve të tij në atëkohje.
Urëlidhësi i botkuptimeve
El Grece mishëron para së gjithash
urëlidhësin e botkuptimeve grekr, romakr dhe spanjollr. Përciku pa droje në
kreshtat e tre qytetërimeve dhe sosi në një të vetme, që te e vona u quajt "miti
i çmendur i El Greco-s". Ndjeshmëria, që u pretendua nga kritikët, si e
tepruar artistike, e tolloviti të vetvetishmen e këtij mjeshtri në të
anatemuarin e kohës së tij, në të debaturin e mëvonshëm, dhe të admiruarin e
artit të dyrve të shqyera. Shtjella ku u përzi kumti dhe kërshëria e këtij
gjeniu lanë gjurmët e përjashtimit të artit të El Greco-s si dokument historik.
Galeria e artit që la, vepra e këtij sendërtuesi të allasojtë, këtij përçuesi
të impulseve më të fuqishme të brendisë, rroku një popullaritet të habitshëm në
themelet e kohës së plorit të thellë, shekullit XX, gjë të cilën e kundërshton
energjikisht psikologu gjerman David Kuntz. Kujtojmë se kjo klimë tensioni
qëndron ende edhe sot nën qiellin e artit që mëtoi El Greco.
Astigmatizmi, sindromi për të cilin
akuzohet El Grece
Ç'nuk u saju, çfarë gatimesh, përzierjesh,
helmesh dhe hakërrishë mbeten pa u gatitur, vetëm e vetëm që ky penel i
tjetërllojtë të gjehej i përligjur në atëkohjen e në të tashmen e përceptimit.
Përmbi të gjithë zezimet që u ngjizën në magjën e përjashtimit, ajo e sëmundjes
ishte më e paskrupullta, por qëndrestare dhe zëshumë atëditë e sot.
Megjithëse nuk ka asnjë dëshmi, se ai
vuante nga Astigmatizmi, një çrregullim i organit të të parit, simtomat e të
cilës ishin; një zgjatim, deformim dhe turbullim të imazhit. Akuzatorët,
skeptikët dhe konservatorët ngulmuan në tezën e përdhosjes, përbaltjes dhe
mësymjes, si asokohe e derimtash duke hamendur një sëmundje si shënjim trajtimi
artistik. Stuart Anstis, Profesor në Universitetin e Kalifornisë, Departamenti
i Psikologjisë, arrin në përfundimin se "edhe nëse El Greco ishin
astigmatik, ai do të kishte përshtatur, dhe ta strukte këtë cen. Së këndejmi
dilet në përfundimin se ai nuk përçonte simtoma vizuale, por qëllimsi të ndryshta
të trajtimit dhe shprehisë artistike.
Trajtimi, si formë përjashtimi
Ndoshta për pakkënd tjetër në historinë e
artit u debatua kaq shumë, kaq gjatë dhe me kaq ngulm, sa për krijimtarinë e El
Grece. Gjithqysh ai është vetanaku dhe nistori i një tradite që do të mëkohej
drithërueshëm në artet figurative, e që do të hynte potershëm në atëkohjen e
afrive të brishta të dakordësisë. Ai paralajmëroi, ndonse nuk ishte
orakull, dhe u vu ndër të parët, në
dëshmimin se arti është dhe duhet të trajtohet si një reflektim i shpirtit.
Kësisoj, e jo tjetërqysh, ishte ajo që
mishëron lënda e ngjizjes së një identiteti. Ndoshta s'do ta tepronim nëse do
të ishim të njimendtë më të tjerë, se ai, hodhi i pari themelet e eksperionizmit
dhe kubizmit, dy rrymat që do të behnin kur ai ishte shuar së gjalli, por do ta
rilindnin për ta lartësuar famën e tij, për ta nxjerr nga anatema e për t'i
dhënë vendin e takuar në podiumin e të hyjshmes artistike. Dishepujt e tij do
të bëheshin zotër. Ai imitoi ngjyrat e jetës dhe shprehu nëpërmjet trajtimit
ndryshe të punëve, atë që gëlon në vërshimin e trazuar të sentimenteve.
Përparësia e imagjinatës dhe intuitës mbi karakterin subjektiv të krijimit,
ishte një parim themelor i stilit të El Greco dhe rruga nëpër të cilin rendi ky
karvan i gjatë e i zhurmshëm.
El Grece, si askush tjetër më heret i dha
penel brendisë, botkuptimi dritëshikimit dhe trajtë formave të deformuara të
ndjenjave. I dha formën e sublimes
pamjaftueshmërisë së njeriut te ushqyerja shpirterore me të zakonshmen.
Trajtimi i ndryshtë i tematikës, kryesisht asaj biblike, natyrshëm që mund të
mëtohet edhe sot si një revolucion, një guxim i dalldisur, një sprovë që do ta
shndërronte këtë gjeni në heretik. Megjithëse ai guxoi të transmetojë nëpërmjet
ndryshesave, jo dhe aq ikjen nga tradita, sesa qëndrimin beslidhur me
realitetin e vrazhtë, kumtoi një perceptim tjetërsi dhe kumtimin çka brendia
i'a gatoj me mraz e dhimbje. Penelatat dhe dritëhijet, përmasat dhe plastika,
graviteti dhe afria komunikuese, krejtkëto, e do shumë të tjera veçori, do ta
ngarendin atë kaluar në historinë e artit figurativ si risi dhe kontradiktë.
El Grece, një gjeni i imituar
U admirua dhe u imitua. Kjo nuk ndodh me të
gjithë. Ai është një nga disa piktorët e vjetër, i cili gëzon popullaritet të
gjerë. Ashtu si Vermeer, Piero della Francesca, dhe Botticelli, ai u shpëtua
prej errësirës që e kaploi, nga një grup i pasionuar i mbledhësit të shekullit
të nëntëmbëdhjetë, kritikët, dhe artistëve dhe u bë një nga të zgjedhur
anëtarët e panteonin moderne të piktorëve të mëdhenj. Gjithëkjo pa ia davaritur
qiejt e hakërrisë të asaj armate kundërshtarësh që ngjizën yllin e tyre të
famës duke rrëmuar nëpër dritëhijet dhe deformimet e trajtave shpirtërore që
çapiteshin në punët e mjeshtrit.
Për Picasso, si për shumë admirues të
mëvonshëm, El Greco ishte dhe mbeti rilindasi spanjoll, i themelti
paramodernist i kumtimeve të shpirtit. Picasso ishte ndër më të zëshmit dhe
zelltarët e vijës së parë, syçelti që kjartësoi optikën e botkuptimit rrëth
këtij "kërcënimi" të traditës, "ndjeu ndërtimin mistike të
brendisë" që El Greco mëtoi. Sakaq ai rroku admirim nga Franz Marc dhe
anëtarët e shkollës Blue Rider, qëllimësia e të cilës ishte refuzimi i kulturës
materialiste. Ata dhe krejt dishepujt e tyre u njimendën se El Greco kishte
refuzuar natyralizmin si një mjet për artin e tij, ashtu sikundër hodhi poshtë
idenë e një arti lehtësisht të arritshme për një publik të madh. Dashtazi e
përjashtoi kumtin nga kërshëria masovike. Ndoshta ishte ndër të parët që i ra
mohit perceptimit prej masës amorfe. Ruajti si të shenjtë atë shpirt, atë
vullnesë plotënie të epërme që ngiste pas dashurive marroke të muzave epike,
gjunjëzohet i përunjur në altarët e devocionit dhe të virtytshmes dhe shkrehej
në ledhatime delikate të vërshimeve të hovshme të shpirtit.
Comments
Post a Comment