Pemët gjigande prej shufrash metali qe ndriçojnë Singaporin


Kemi folur shpesh për pemët gjigande që do të krijoheshin si një atraksion turistik në Singapor dhe do të shfrytëzoheshin për krijimin e energjisë dhe përdorimin e saj për ndicim. Tashmë punimet kanë përfunduar në parkun botanik, dhe ato janë një nga atraksionet e fundit në Azi. Të krijuara nga njeriu, ‘super pemët’ kanë një lartësi prej 50 m dhe janë të bëra me beton ndërsa në krye me degë të krijuara nga shufra të trasha hekuri.
Pemët ishin pjesë e projektit ‘Kopshtet e Gjirit’ me një kosto 434 milion euro dhe ato janë të pajisura me panele diellore. Pas hapjes së tij kopshti do të bëhet pjesë e festivalit të Kopshteve në Singapor dhe që nga 2 korriku do të organizohet shfaqje më drita dhe muzikë. Vizitorët do të mund të marrin një pamje panoramike nga një kalim në ajër i krijuar në lartësinë e 22 metrave i cili lidh pemët artificiale.













Comments

Popular posts from this blog

Behar Mera: Dibrançja ime që vuri në siklet Rita Latin

Kush është Frederik Shopen

TOMAS HOBSI : Është cilësi e njerëzve që nga zanafillj që njeriu për njeriun është ujk