Bota e leximit marroset prej ngasjeve të trilogjisë erotike
Albert Vataj
“Pesëdhjetë nuancat e të hirtës” ka hyrë tashmë në rendin e
ri të rekordeve botërore, si libri më i shitur. Një libër mirfilli erotik ka
kapluar majën, duke rrëmbyer “përdhunshëm” kreun “Harry Potter” dhe “Kodin e Da Vincit”. Ngasja
erotike e hamshorëve të parasë, e transkiptuar në marrëveshje të zakonta në ditët
tona, me Lolitat e shekullit XXI, ka joshur dëshirat dhe pasionet e përjetimeve
tekstshkruese të asaj pjese të botës që jo vetëm vendos normë në estetikë dhe
sfidë, por dhe imponon model. Vetëm
nëntë javë nga botimi i tij, romani "Fifty Shades of Grey"
(Pesëdhjetë Nuancat e Grey) është bërë libri më i shitur i të gjitha kohëve. Romani
erotik i E. L. James bënë fjalë për një biznesmen që i hynë një lidhjeje
perverse të dashurisë me një vajzë të re. Libri tashmë ka nxitur debate të
shumta publike, ndërkohë që në Hollywood ka filluar të planifikohet ekranizimi
i tij. Kryepersonazhet janë mashtruesi dhe multimiliarderi Christian Grey, i
cili me studenten Anastasia Steele nënshkruan një kontratë, e cila këtë të
fundit e obligon të shndërrohet në partneren e tij sado-mazohiste. Në Britani
romani "Fifty Shades of Grey" është bërë publikimi më i shitur, duke
tejkaluar sagën për magjistarin Harry Potter, “Kodin e Da Vincit” dhe shumë
libra të tjerë. 49-vjeçarja Erika Mitchell, e cila fshihet prapa pseudonimit
E.L. James, është e entuziazmuar me faktin që romani i saj tash e nëntë javë
kryeson listën e bestsellerëve në Britani. Në gjithë botën romani është shitur
në mbi 10 milionë kopje. Në Hollywood, ndërkaq, ende nuk dihet se kush do të
luaj në adaptimin e librit të Mitchell, regjinë e të cilit duket se do ta bëjë
Angelina Jolie.
Shitja e romaneve erotike brenda një kohe të shkurtër në
Britani të Madhe është shtuar 30 për qind falë tabletave digjital. Mediat
angleze citon se shkarkimi i “rrëfejzave prekëse” është gjithnjë e më i
popullarizuar sidomos te femrat. Transaksioni është diskret dhe blerësit nuk
kanë nevojë të skuqen tek arka për faktin se me tabletë nuk vërehet titulli i
librit që lexohet. Kështu po shpjegohet lulëzimi i kësaj gjinie letrare. Marrë
para sysh këtë, shumë botues kanë ndërmend t’i kthehen kësaj pune fitimprurëse.
Kështu shpjegohet edhe suksesi i deri diku i papritur i librit ‘Fifthy Shades
of Grey’ (Pesëdhjetë nuancat e të hirtës) nga letrarja deri vonë e panjohur
britanike El James. Ky libër këto ditë në Amerikë u gjend në krye të librave më
të shitur të New York Times. Kjo trilogji, të cilën si roman elektronik e ka
botuar shtëpia e vogël botuese australiane ‘The Writer’s Coffee House’, është
shitur në më shumë se 250.000 kopje dhe është bërë hit në qarqet letrare të
SHBA. Romani është rrëfim epshor për në romancë epshore ndërmjet ndërmarrësit
të ri Christian Gray dhe studentes së virgjër e naive te letërsisë Anastasia
Stihl.
Ndërsa bota e admiruesve të librit përballet me një fenomen
të tillë, rrëzohen të gjitha hamendjet se interneti, dhe batërdia e rrjeteve
sociale janë vrasësit e librit. Kwto tregues që më së shumti kanë befasuar edhe
autoren, dëshmojnë gjithashtu një ngasje prej letërsisë erotike, një joshje
prej trilleve dhe qëmtesave rozë.
Comments
Post a Comment