Dhermiu, e kaltra e thellë e detit që të magjeps
Nga Albert Vataj
Në gjerdanin e mrekullisë së bregdetit shqiptar, Dhermiu
është padyshim një prej gurëve më të shndritshëm. Tash kur zemërata e verës
është në densitetin e saj më të lartë, e kur të gjithë mësyjnë detin për ti
bërë sfidë kësaj vape tekanjoze, natyrshëm që në preferencialet e shumë prej
bujtësve të bregdetit, është Dhermiu. Bluja e thellë e detit është një pamje që
të magjeps. Kur ajo shihet prej lart, prej edhe nga e ka parë fotografi Gent
Shkullaku për të ardhur tek në me këtë set imazhesh, nuk është një pamje që ka
të ngjarë ndër simotrat e tjera. Kthjelltësia dhe thellësia e ujit i jep të
kaltrës një ton disi më të athët. A nuk do të ishin më të shijshme për shumkënd
frutat majahosh, tamam si kjo e kaltër deti në Dhermi. Dita nis, vazhdon dhe
bashkohet më natën nën një perëndim që rrëzohet mbi syprinën valëzuese të
detit, për të shtuar edhe më shumë kësaj mrekullie të rivierës shqiptare,
bukurinë. Nëse nuk e besoni se kjo mrekulli është e vërtetë, ngulmoni drejt
kureshtjes dhe përballuni me këtë perlë të rivierës së jugut. Vija e bregdetit
shqiptar fal gjithnjë befasi të tilla në të gjithë gjatësinë që përshkon. Stina
e pushimeve ka pak që ka nisur dhe Dhermiu, natyrshëm për shumë admirues të bregdetit
është destinacioni i preferuar. Le të jetë kjo magjepse, që kumton kjo e kaltër
e thellë e detit, kjo bukuri joshëse, ky frut majahosh i ëndjes tonë për të
shijuar të veçantën, dashuria e kësaj vere.
Pak histori
Dhërmiu shtrihet në fund të një plazhi më tepër së pesë
kilometra të gjatë, plazh i cili përfundon më një kodër, ku ngrihet manastiri i
Shën Theodhorit. Fshati përbëhet nga tre lagje: Hondraqi, apo Kallami që është
lagja e parë për ata që vijnë nga Llogaraja ; vijuar nga Gjileku dhe Dhërmiu -
lagja e tretë dhe më e madhja që i ka dhënë edhe emrin fshatit. Në total, tërë
fshati ka rreth 600 shtëpi, ku rreth 300 janë në Dhërmi, 150 në Gjilek dhe 150
në Hondraq. Fshati i Dhërmiut ndodhët 52 km në Jug të Vlorës, 72 km në vëri të
Sarandës dhe rreth 210 km nga kryeqyteti i Tiranës. Nga ana administrativë
Dhërmiu bën pjesë në Bashkinë e Himarës, krahinën e Himarës, rrethi i Vlorës.
Comments
Post a Comment