“Londra 2012” mrekullia spektakolare olimpike


Lojërat Olimpike ‘Londra 2012’ u hapën me një ceremoni madhështore, që mahnitën audiencën në mbarë globin. Nga 27 korriku deri më 12 gusht, 10,500 atletë nga 204 vende pjesëmarrëse do t’i kërkojnë 2,300 medalje në 26 sporte, në përpjekje për t’i realizuar ëndrrat e tyre jetësore. Britania e Madhe hapi Lojërat Olimpike, me një ceremoni spektakolare, që gërshetoi historinë dhe kulturën britanike me magjinë moderne. Tingujt e muzikës, daullet, efektet e shumta vizuale dhe më shumë se 4,100 performues, përfshirë këtu edhe 3,500 vullnetarë të rritur dhe 380 nxënës, në ‘Olympics Stadium’ të Stratfordit në Londër, ofruan një pamje madhështore për 80 mijë shikuesit e pranishëm në stadium dhe më shumë se një miliard teleshikues. Si asnjëherë më parë, në hapje të këtij evenimenti madhështor, i cili zgjat 17 ditë, u panë edhe kafshë, përfshirë këtu 12 kuaj, 3 lopë, 2 dhi, 10 pula, 10 rosa, 9 pata, 70 dele dhe 3 qenë, që e bënë edhe më interesante këtë shfaqje. Flakadani olimpik, pas 70 ditësh udhëtimi në mbarë botën, më në fund përfundoi në Londër. Më shumë se 120 liderë të botës e ndoqën këtë ‘show’, i cili kushtoi rreth 40 milionë euro, përfshirë këtu edhe presidenten e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, Kryeministrin Hashim Thaçi dhe Kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha. Ceremonia sontme, e cila u hap nga Queen Elizabeth II ishte kurorëzim i punës shtatëvjeçare të Britanisë së Madhe dhe shpenzimeve disa miliardëshe. Për ta pasur një Olimpiadë sa më të sigurt, janë vënë në shërbim mijëra ushtarë dhe civilë. Përfaqësueset u paraqiten një pas një, në ceremoninë që zgjati rreth tri orë, duke u bazuar në renditjen alfabetike.
Mbi dy milionë njerëz kanë blerë bileta për t’i parë evenimentet në stadium, ndërsa rreth 4 miliardë të tjerë do ta përcjellin ‘Londrën 2012’ në televizor. Britania e Madhe pritet t’i përfitojë mbi 15 miliardë euro nga ky eveniment, me miliona turistë që pritet ta vizitojnë këtë vend në këtë periudhë.
Simboli olimpik – me pesë rrathë të ngjyrave të ndryshme si: e kaltër, verdhë, zezë, gjelbër dhe e kuqe, prezanton bashkimin e kontinenteve dhe sportistëve në Olimpiadë. ‘Uniteti’ është edhe motoja e Olimpiadës së Londrës. Kjo është Olimpiada e 30-të me radhë, ndërsa në Londër mbahet për herë të tretë, pas viteve 1908 e 1948.
"Le të fillojnë lojërat". Me këtë frazë të mbretëreshës Elizabeta II dhe ndezjen e flakës, pas një ceremonie elektrizuese në Londër startuan Lojrat Olimpike, të tretat që zhvillohen në Britaninë e Madhe që nga viti 1908. Kryeqyteti i Britanisë së Madhe për më tepër se 4 orë ofroi një spektakël të madh për miliona teleshikues në të gjithë botën duke risjellë historinë e një shekulli. Me mijëra sportistë janë gati për të nisur garat, ndërsa liderë të vendeve pjesëmarrëse në këtë Olimpiadë ndoqen nga afër ceremoninë. Hapja përfshinte koreografinë e saj historinë e Britanisë duke nisur nga epoka e industrializmit deri në ditët e sotme. Një rol të veçantë pati edhe komediani i njohur Rowan Atkinson ose i njohur ndryshe si Mr.Bean, i cili nuk ka la pa shkatuar të qeshura tek shikuesit.
Aktori i njohur britanik Daniel Craig që së fundmi ka luajtur agjentin sekret më të famshëm në Botë, James Bond ishte i pranishëm gjithashtu. E vecanta e rolit të tij kishte pjesmarrjen aq shumë të pritur të Mbretëreshës së Anglisë, Elizabeta II, e cila simuloi edhe një hedhje nga helikoperi së bashku me aktorin, teksa pak caste më pas u pa në tribunën kryesore se bashku me bashkëshortin e saj Princin Filip.
























































































Comments

Popular posts from this blog

Behar Mera: Dibrançja ime që vuri në siklet Rita Latin

Kush është Frederik Shopen

TOMAS HOBSI : Është cilësi e njerëzve që nga zanafillj që njeriu për njeriun është ujk