Sakrifikohen 9 mijë flutura për impresionin artistik të Damien Hirst
Artisti kontrovers britanik Damien Hirst është vënë sërish
në qendër të polemikave të ambientalistëve pas veprave të tij të çuditshme të
artit kontemporan në emër të të cilit sakrifikon mijëra kafshë.
Në një prej këtyre nismave të pazakonta të artistit britanik
janë sakrifikuar 9 mijë flutura, të cilat në kuadër të një instilacioni të
quajtur ‘In and Out of Love’, brenda një muzeu londinez, insektet e mbyllua në
një dhomë janë lënë atje për një kohë të gjatë në mënyrë që të lindin, të
zhvillohen dhe më pas të ngordhin.
Sipas shoqatave ambientaliste, që vazhdimisht i kanë
kundërshtuar nismat e Hirst, gjatë 23 javëve të ekzibicionit të tij kanë
ngordhur 9 mijë flutura.
Speciet e përdoruara nga Hirst janë shumë të rralla, që
vijnë nga pyjet tropikale dhe në kushte normale do të jetonin të paktën 9 muaj,
ndërsa brenda instalacionit të tij arrijnë të mbijetojnë vetëm pak ditë në
kushtet e një burgu pa dritare në muzeun ku artisti i ka ekspozuar si një formë
arti.
Comments
Post a Comment