Nik Xhelilaj beson te dashuria me shikim të parë
Aktori me 29 vjeçar Nik Xhelilaj duke
qenë protagonist në disa filma, është padyshim një prej talentëve të rinj
shqiptarë, i cili tashmë po i ngjit me sukses shkallët e karrierës së tij si
aktor me famë. Të ardhmen e tij e sheh në Shqipëri, ndërsa pikësynim mbetet
teatri.
I lindur në Tiranë në
vitin 1983, debutimin në ekranin e kinemasë e ka në vitin 2008 me filmin
“Trishtimi i Zonjës Shnajder” me regji të Piro Milkanit. Në vitin 2009, është
sërish protagonist në filmin "Alive”- (Gjallë) me regji të Artan
Minarollit. Por filmi dramatik mbi plagët e emigracionit, me titullin
“Shqiptari” të regjisorit Johanes Naber, ku Xhelilaj është dhe protagonist, e
solli atë në “Shooting Star”, duke qenë dhe aktori i parë shqiptar që arrin
këtë sukses. Ai ishte në mesin e 10 talentëve të aktrimit evropian që u nderuan
për punën e jashtëzakonshme në filma në kuadër të Festivalit të Filmit në
Berlin.
Për këtë film, ai është vlerësuar me çmimin "Aktori më i mirë" në festivalin e Moskës, në festivalin e Prishtinës, Antalyas si dhe "Filmi më i mirë" në festivalin e filmit në Gjenevë.

Xhelilaj, poashtu
është i njohur edhe me rolet e tij në shfaqje teatrale si: “Këmbanat e Muzgut”-
të regjisorëve Alfred Bualioti dhe Andon Qesari, “A streetcar named desire” i
regjisorit Timo Flloko, “Tango” me regji të Driada Dervishit.
Vlerësime të shkëlqyera dhe pozitive për aktorin Nik Xhelilaj kanë dhënë edhe revista dhe gazeta ndërkombëtare si: Variety, Wall Street Journal, Rolling Stone dhe Washington Post.

Së fundi, këtë vit,
aktori Xhelilaj është një nga protagonistët kryesor në telenovelën “Qyteti i
humbur”, që transmetohet në “Channel D” në Turqi. Kjo është hera e parë që në
një telenovelë turke luan një aktor nga Shqipëria, ndërsa destinacioni i tij
është Bollywood-i, si hyrje e re në tregun kinematografik në Azi.
Intervistoi: Lumira
Kelmendi
Viti 2010 ju ka sjell
çmime të shumta duke filluar nga çmimi Silver George për aktorin më të mirë në
Festivalin e Filmit në Moskë me filmin “Shqiptari”. Si ndiheni kur ju thonë,
shqiptari, nisur nga titulli i filmit?
Absolutisht, vetëm dhe vetëm krenar!! Pa dyshim që viti 2010 ka qenë me të vërtetë vit që më ka sjellë emocione të forta, zor se do e harroj këtë vit gjatë gjithë jetës sime.

Filmi “Shqiptari” në
cilindo festival të filmit që ka shkelur ka fituar çmime. Përveç Moskës është
shpërblyer edhe në Geneva International Film Festival 2010, Festivali
Ndërkombëtar i Filmit “Golden Orange” në Antalya e shumë të tjera. Çfarë mendon
se e ka bërë të suksesshëm këtë film?
Ashtu si edhe në “Pri Film Fest” ku filmi mori vendin e dytë, çmimin special të jurisë dhe aktorin më të mirë, titulli “Bekim Fehmiu” është nderë dhe privilegj i madh. E rëndësishme është që filmi kudo që shkon konfirmon suksesin e tij të padiskutueshëm. Unë jam vet dëshmitar për duartrokitjet e zgjatura të publikut evropian. Mendoj se dashuria të cilën regjisori por dhe i tërë stafi ka dashur të tregojë për dramën e këtij Shqiptari, e bënë filmin mëse të vërtet dhe të padiskutueshëm, origjinal. Suksesi pastaj është rezultat i punës kaq të madhe dhe përkushtimit të të gjithë atyre që morën pjesë në projekt…

Ky film përveç skenarit,
regjisë e realizmit më së tepërmi e bën të veçantë roli juaj dhe këtë e
dëshmojnë edhe çmimet me të cilat është shpërblyer ky film, e që ka qenë për
aktorin më të mirë. Si ndiheni ju me këtë fakt?
Padyshim i lumtur dhe mbi të gjitha krenar që e marr pikërisht nga ky film, me këtë titull. Kur nis të punosh me një rol ti nuk e di se ku mund të shkoj puna jote. Kam qenë me fat që jam drejtuar nga një regjisor që e ka parë me dashuri realitetin e vendit tim, por edhe nga i gjithë kasti i aktorëve dhe stafit të filmit. Merita është padyshim e të gjithëve.

Aktrimi për ju nuk ka
qenë edhe aq i rëndësishëm, pasiqë në përfundim të vitit të parë ju donit të
tërhiqeshit nga ky profesion, por në moment ju vjen oferta nga regjisori Piro
Milkani për të luajtur në film dhe për të dalë edhe jashtë vendit. Si vendosët
të vazhdoni?
Mesa duket ka qenë pikërisht mbarësia e Piro Milkanit që e solli skenarin dhe ma besoi mua rolin e jetës së tij. Do t’ia di për shumë faleminderit gjatë gjithë jetës profesorit tim të parë të kinemasë që përveç të gjithave, më prezantoi me botën e magjishme të kinemasë, botë me të cilën “Rashë në dashuri me shikim të parë”.
Pas gjithçkaje që ndodhi me “Trishtimin e Znj. Shnajder” ishte e pamundur të ndodhte e kundërta. Vazhdimi ishte dëshirë, detyrim, kënaqësi dhe pasion.

Tashmë keni luajtur
në filma të regjisorëve me emër në kinematografi si: Piro Milkani, Artan
Minarolli, e disa regjisorëve ndërkombëtarë. Çfarë përvoje është të luash në
këta filma?
Kam pasur fatin të punoj me regjisorë të mirë e të dashur në shesh xhirim. Përveç eksperiencës së vyer që merr në shesh xhirim, puna me ta të formon edhe si njeri, gjë që është shumë e vyer për profesionin tonë.

Po sa i përket gjuhës
e keni pasur të vështirë kur dihet se keni folur gjermanisht në filmin
“Shqiptari”, pastaj edhe në gjuhën çeke në filmin e Piro Milkanit që është
xhiruar në Çeki?
Më të vështirë mendoj që e kam pasur me “Trishtimin e Znj. Shnajder”, me gjuhën çeke. Mu krijua ideja se as nuk do mundja të shqiptoja dot kurrë rrjedhshëm as edhe një fjalë, por fal punës në fund mësova edhe të shkruaja çekisht, kurse me gjermanishten, mua dhe produksionit na u desh të vendosnim të mos merrja më leksione të gjuhës me mësues privat, pasi kisha filluar ta mësoja më mirë se sa i nevojitej rolit. Kështu që, hoqa dora nga leksionet private dhe me një fjalor të vogël u përpoqa ta mësoja vetë ashtu-ashtu. Në fund mësova aq sa më duhej për rolin.

Mendoni se keni qenë
me fat në këtë pikë, kur dihet se tani keni disa çmime mbi supe në
kinematografi, e kishit menduar?
Jo, as që e kisha menduar ndonjëherë punën e çmimeve, por kur kujtoj që kam konkurruar në kushte të barabarta me kolegë të huaj dhe fakti që i kam marrë ato çmime me projekte shqiptare ndihem shumë mirë. Puna ime është shpërblyer më së miri.

Me sa di jeni fanatik
me ritmet e shpejta të modernizmit në Shqipëri, por jeni fanatik edhe në lidhje
me femrën. Është e vërtetë kjo?
Pak a shumë, por njeriu duhet edhe të përshtatet dhe unë po filloj ta bëj këtë.

Aktualisht, jeni në
lidhje me dikënd?
Jo, jo, jam i gjithë i zgjidhur…he he he... dhe madje mendoj që do e kisha të vështirë të lidhesha dot.

Në disa filma luani
edhe skena të nxehta. Ka pas femra që janë bërë xheloze për rolet tuaja?
Nuk mbaj mend ta kem vënë re diçka të tillë, por edhe nëse ka pasur, mirë kanë bërë. Në fund të fundit ndjenjat për mua kanë qenë.

Ju njiheni më tepër
me rolet tuaja në film edhe pse keni mbaruar shkollën për aktrim në teatër.
Mendoni të vazhdoni edhe me teatrin edhe pse hë për hë jeni duke punuar në një
shfaqje teatrore?
Sigurisht që po. Është ëndërr e çdo aktori që të jetë i angazhuar edhe në teatër.

Cili do të ishte roli
që do të dëshironit ta luani?
Nuk e di, edhe këta që kam luajtur deri tani nuk e kam ditur se do më pëlqenin. I rëndësishëm është kontakti fillestar, duhet ta ndjesh që në fillim. Në teatër do të doja të luaj diçka nga autorë amerikanë apo klasiket ruse.

Çfarë do të ishte
këshilla juaj për të gjithë lexuesit dhe adhuruesit tuaj?
Të ndjekin ëndrrën e tyre me fanatizëm…pa ëndërruar mërzitesh shumë shpejt..nuk do t’ia uroja askujt të jetonte pa ëndrra…Përqafime...
/Telegrafi/

Comments
Post a Comment