Britanikët sfidojnë Booker Prize, me 75% shpallin si librin e vitit “50 Nuancat e të Hirtës”, të E.L. James
Lexuesit britanik kanë sfiduar jurinë prestigjoze të Booker
Prize. Për ata libri më i mirë nuk është ai që përzgjedh një juri dhe një
kompeticion i përvitshëm. Sipas tyre libri më i mirë i vitit është “50 Nuancat
e të Hirtës”. Një tabu që thyhet, një juri që vihet me shpatulla pas murit, një
tërësi kriteresh etiko-estetike që dalin jashtë loje. Fiton lexuesi. Ai ka
fituar dhe për të nuk është dhe aq e rëndësishme se aksh juri përzgjedh këtë
libë dhe atë autor. Lexuesi, ai di të zgjedh dhe të vendos. Juria e Booker
Prize zgjodhi romanin e autores Hilary Mantel për librin më të mirë të vitit në
Britaninë e Madhe, mirëpo opinioni britanik këtë titull për vitin 2012 ia ndau
një libri tjetër, romanit “50 Nuancat e të Hirtës”, të autores E.L. James. Romani
erotik i James ka marrë 75 përqind të votave të lexuesve në garën në të cilën
triumfon libri i preferuar i lexuesve britanikë. Në konkurrencë ishin të gjithë
fituesit e çmimeve letrare sivjet, por duket se lexuesit më së tepërmi i preku
rrëfimi për studenten naive dhe miliarderin pervers, i cili prapa vetes la të
autorët e shumë veprave tjera në zë, shkruan gazeta ‘The Guardian’. Organizatorët
e konkursit ndërkaq pohojnë se përzgjedhja “nuk është befasuese”, nëse kihet
parasysh se libri i dominoi listat e titujve më të shitur. Vetëm në Britaninë e
Madhe romani i E.L. James është shitur në mbi gjashtë milionë ekzemplarë.
Comments
Post a Comment