“Like Crazy” një përrallë moderne dashurie
Një histori dashurie sa pasionante aq edhe emocionale mbi një çështje që ka prekur miliona çifte. Një studente angleze në Los Angeles dhe një djalë vendas dashurohen çmendurisht me njëri-tjetrin. Por, kur ajo thyen limitin e vizës, dashuria e tyre vihet në një dilemë dhe vështirësi të papërshkrueshme.
Dashuria është si një kafshim (sidomos për ata që dashurojnë
marrëzisht) në filmin “Like Crazy” të zhanrit romancë të regjisorit Drake
Doremus ku dy të rinj vuajnë shumë për lidhjen e tyre për shkak të largësisë,
por edhe për shkak të vizës leje-qëndrimit të vajzës në SHBA.
Një lojë tërheqëse e Anton Yelchin dhe Felicity Jones, të cilët luajnë
Jacobin dhe Annan, dy të rinj jo të çmendur, por që pasi takohen në një kolegj
në Los Angeles bien në dashuri aq të madh e që do të kenë vështirësi për shkak
se Anna është qytetare britanike dhe i kalon afati i vizës përderisa Jacob
lufton për këtë gjë.
Por, më vonë, kur ajo provon të rikthehet në SHBA, përfaqësuesit e
emigracionit nuk e lejojnë të kthehet në vendin e saj. Lot, ndarje dhe mesazhe
të dhimbshme e bëjnë këtë film edhe realist në shumë gjëra.
Edhe pse është një film i xhiruar në mënyrë digjitale, filmi fillon
papritur me Annan, një vajzë që aspiron të bëhet shkrimtare, që bën një gazetë
në shkollë përderisa ajo dhe Jacob shkëmbejnë shikime. Ajo ja lë atij një letër
shumë interesante dashurie në makinën e tij dhe pas një bashkëbisedimi në kafe
ata do të vizitojnë dhe do të kënaqen në “Graceland”. Të dy shumë shpejt do të
kenë ndjenja të mëdha për njëri tjetrin.
Ata do të mbajnë duart shumë gjatë dhe sikur ta dinë, këto mund të jenë
momentet e fundit të këtyre takimeve të çiftit.
Filmi është shumë konvencional dhe i kohës, pavarësisht se është
xhiruar me kamera të miave. Ndoshta kjo pse Doremus është me prejardhje
franceze dhe k ndoshta një lloj afiniteti për filma të këtillë. Filmi ka skena
aq interesante që krijojnë tension përderisa edhe dy aktorët janë aq të
përkushtuar për të luajtur bukur.
“Like Crazy” është një film që mund të shikohet pa përcjelljen e
prindërve nga personat mbi moshën 13 vjeçare. Ai do të shfaqet në kanalin
DigiGold gjatë javës së tretë të janarit.
----------
LIKE CRAZY
Regjia: Drake Doremus; skenari: Doremus dhe Ben York Jones; drejtor i
fotografisë: John Guleserian; montazh: Jonathan Alberts; muzika: Dustin
O’Halloran; dizajner: Katie Byron; kostumet: Mari Chisholm; poducetë: Jonathan
Schwartz dhe Andrea Sperling; Distributor: Paramount Vantage. Kohëzgjatja: 1
orë 28 minuta.
Aktorë: Anton Yelchin (Jacob), Felicity Jones (Anna), Jennifer Lawrence
(Sam), Charlie Beëley (Simon), Oliver Muirhead (Bernard) dhe Alex Kingston
(Jackie).
Gazetaexpress
Comments
Post a Comment