“Të dashuruarit e Mantovas”, përqafuarimi i neolitit që shokon epokën e nanoshkencës



Albert Vataj
Është i papërfillshëm numri i atyre që besojnë tek dashuria e përjetshme. Nuk është disfatizmi as dëshpërimi, me të cilin pjesa më e madhe e marrëdhënieve mbështjellin veten, ajo që shpërbën këtë utopi. Janë vetë përvojat dashurore, pjesa më e madhe e të cilave konsumojnë një komunikim ndjesor të prishur, ata që në pozitat dominuese numerike kanë edhe atributin e fjalës së fundit. Romantikët, kështu i pëlqen ti quajnë dashuritë pasionante, ata vetëm jetojnë në qiejt e shtatë, pa denjuar të zbresin në truallin e dyshuasve dhe gjeneratorëve të energjisë negative. Gjithsesi bota ka patur dhe ka regëtima të tipit Romeo dhe Zhulieta. Ata kanë jetuar, jetojnë dhe do të popullojnë arsyen tonë për të besuar tek kjo utopi. Kësisoj për të pranuar edhe “Të dashuruarit e Mantovas”, këtë dëshmi të dashurisë së përjetshme, si mundësi që ne kemi për të dashuruar përjetësisht.
Skeletet njerëzore të një çifti qëndrojnë në një përqafim të përjetshëm në një vendgërmim  arkeologjik të periudhës së neolitit, pranë Mantovas, në Itali. Në këto foto të Enrico Pajello/ REUTERS, janë publikuar që me 6 shkurt të vitit 2007. Arkeologët në Italinë veriore, të cilët janë përfshirë në këtë ngjarje të pazakontë arkeologjike, besojnë se çifti u varros 5,000-6,000 vjet më parë. Armët dhe orenditë personale me të cilat ata janë varrosur, dhe që mbeten dëshmi autentike e moshës së këtiv varri, janë ende pranë tyre, dhe vazhdojnë të shoqërojnë në përjetësi këtë përqafim prehistorik. “Të dashuruarit e Mantovas”, Kështu janë quajtur dy skeletet e çiftit, të një gruaje dhe një burri. Bota duke përcjellë këtë ngjarje arkeologjike është ballafaquar me një nga teoritë më të dyshuara utopike, dashurinë e përjetshme. Skeptikët, nuk ka dyshim se janë dorëzuar. Ëndrrimtarët e ndjenjave të fuqishme të dashurisë, dashnorët e zemrave të pastra marrin mbi vete besimin se dashuria e tyre, se çdo dashuri e dlirë, duhet të besojë në dashurinë e përjetshme. “Të dashuruarit e Mantovas”, siç media dhe opinioni publik u mësua ta përcjellë zbulimin e këtyre skeleteve të përqafuara 5000-6000 mijë vjet më parë, janë një emblemë që shndrit në qafën e njerzisë, një pasaportë që dëshmon nacionalitetin e atyre që besojnë te dashuria e përjetshme. 




Comments

Popular posts from this blog

Behar Mera: Dibrançja ime që vuri në siklet Rita Latin

Kush është Frederik Shopen

TOMAS HOBSI : Është cilësi e njerëzve që nga zanafillj që njeriu për njeriun është ujk