Betohet Barack Obama, ceremoni madhështore në inaugurimin e Presidentit të SHBA



Afro 800 mijëra njerëz janë mbledhur dje në lëndinën qendrore të kryeqytetit për të marrë pjesë në inaugurimin publik të presidentit Barack Obama për mandatin e tij të dytë në Shtëpinë e Bardhë. Shumica duke valëvitur flamuj amerikanë kanë mbushur lëndinën qendrore për të parë ngjarjen. Ky është një numër më i vogël sesa gjatë inaugurimit të tij të pare kur gati 2 milion njerëz erdhën për të pare ceremoninë e betimit të presidentit të parë afrikano-amerikan. Obama bëri betimin zyrtar të dielën, pasi kushtetuta amerikane kërkon që presidenti të bëjë betimin më 20 janar. Kryetari i Gjykatës së Lartë John Roberts drejtoi betimin, ashtu si edhe katër vjet më parë. Motoja zyrtare e inaugurimit të dytë të zotit Obama ishte “populli ynë, e ardhmja jonë”.
Fakte dhe shifra
Obama ribëri dje betimin duke përdorur dy Bibla historike – një të presidentit Abraham Lincoln, dhe atë të udhëheqësit të të drejtave civile Martin Luther King Jr., i cili u vra në vitin 1968. Inaugurimi përkonte me festën federale që shënon ditëlindjen e Martin Luther Kingut.
Nëse para katër vjetësh në Uashington u mblodhën mbi 1.3 milionë njerëz, dje ishin rreth 800 mijë që mbushën parkun nga Kapitoli tek Memoriali i Linkolnit.
Zoti Obama dhe zv/presidenti Baiden e filluan dje ditën në kishën episkopale të Shën Xhonit në Uashington, kur shefat ekzekutivë kanë ndjekur shërbesat fetare gjatë gjithë historisë amerikane. Pastaj ata shkuan në Kapitol, ku kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhon Roberts administroi betimin e presidentit. Anëtarja e parë hispanike e Gjykatës së Lartë, Sonja Sotomajor, administroi betimin e zv/presidentit Baiden. Në ceremoninë e inaugurimit merrnin pjesë muzikantë si Xhejms Tejlor, Kelli Klarkson dhe Bijonce, si dhe u lexua një poemë nga poeti kobano-amerikan, Rikard Blanko. Obama dhe zv/presidenti Baiden morën pjesë në drekën tradicionale në Kapitol, pastaj ndoqën paradën e inaugurimit nga tribuna e ngritur para Shtëpisë së Bardhë. Më vonë ata morën pjesë në dy ballo festive.
Mandati i dytë
Presidenti Obama fillon mandatin e tij të dytë mes një përzierjeje të optimizmit dhe pesimizmit për ekonominë dhe aftësinë e udhëheqësve për të lënë mënjanë përplasjet partiake dhe për t’u përqendruar në krijimin e vendeve të reja të punës dhe zgjidhjen e problemeve fiskale. Miratimi për punën e vetë presidentit dhe për të si person është i lartë. Anketat tregojnë se shumica e amerikanëve janë optimistë për mandatin e tij të dytë. Por më pak se gjysma besojnë Presidenti Obama dhe republikanët do të jenë në gjendje të punojnë së bashku. Xhon Hudak është ekspert i qeverisjes në Institutin Brookings. "Zgjidhja më e mirë tani është çfarëdo që ai të realizojë nëpërmjet Kongresit dhe që është i predispozuar të nënshkruajë. Sa më shumë që ai të bashkëpunojë me Kongresin sipas konceptit të marrëdhënieve ekzekutiv – legjislativ, aq më e dobiprurëse do të jetë në trajtimin e problemeve që ne kemi”. 
































Comments

Popular posts from this blog

Behar Mera: Dibrançja ime që vuri në siklet Rita Latin

Kush është Frederik Shopen

TOMAS HOBSI : Është cilësi e njerëzve që nga zanafillj që njeriu për njeriun është ujk