Tipike gjermane apo? Forca e stereotipeve
Gjermanët pinë birrë, francezët hanë bretkosa. Paragjykimet e dikurshme shpesh rezistojnë deri më sot. Por çfarë fshihet pas paraygjykimeve e stereotipeve? Historianja Ina Ulrike Paul merret me studimen e tyre.
Punëtorë, korrektë, por pa humor. Fqinjët europianë të Gjermanië prej kohësh kanë paragjykime të tilla ndaj gjermanëve. Ina Ulrike Paul është drejtuese e Institutit "studium plus" të Universitetit të Bundeswehr-it në Mynih. Në projektin e saj studimor "Të gjithë kretanët gënjejnë. Stereotipet kombëtare në Europë" ajo studion lindjen dhe ndryshimin e stereotipeve kombëtare në Europë.
Nga vjen për shembull klisheja e njohur se gjermanët janë pijanecë? studiuesja e lidh atë jo vetëm me frekuencën e shpeshtë të përdorimit: "Një stereotip i tillë nga libri i historianit romak Tacitus "Germania" përsëritet shpesh nga koha e Rilindjes europiane, si nga gjermanët ashtu edhe nga jo gjermanët. Gjermanët e përsërisnin atë, sepse në të njëjtën kohë aty përmendeshin edhe virtytet e tjera gjermane si ndershmëria, guximi, dashuria për lirinë dhe respektimi i zakoneve, të cilat Tacitus i rendit për gjermanët. Ndërsa vëzhgues të huaj e citojnë këtë tipar kombëtar të pirjes tek gjermanët sepse ai njihej më së shumti, megjithëse ata vetë i kundërviheshin.
Stereotipet injorojnë përvojën personale
Studiuesja Ina Ulrike Paul përmend një shembull. "Një xhentëlmen anglez kishte udhëtuar pesë muaj me radhë në Europë dhe kishte publikuar në fillim të shekullit të 17-të një përshkrim udhëtimesh. Ilustrimi tregonte "Germanian" - personifikimin e kombit gjerman rrethuar nga "Galia" dhe Italia". Duket se të tre figurat kanë kurora. Me një shikim të dytë veren se "Germania" ka në kokë një minifuçi dhe është duke vjellë - një pamje ashtu sigurisht siç mendonin lexuesit për gjermanët.
Pra gjermanët konsideroheshin një popull pijanecësh, megjithëse udhëtari xhentëlmen me emrin Thomas Coryat gjatë udhëtimit nëpër Gjermani pohon se nuk kishte parë njerëz që pijnë më shumë se në ndonjë vend tjetër. Por titulli i librit të tij bie ndesh me këtë konstatim të tij, thekson studiuesja. Në të vërtetë stereotipet funksionojnë kështu: përshtypjet nga vetë përvoja konsiderohen përjashtim. Pra nuk kemi parë njerëz që pijnë, por parimisht ata pijnë, siç e dinë të gjithë.
Sipas studiueses, stereotipet janë përgjithësisht vetëkonfirmuese, çaktivizimi i tyre është shpesh i kotë. Vëzhguesi ka të fabrikuara në mendje imazhe të caktuara, të cilat bëjnë që perceptimi i tij të ndikohet. Imazhi për veten apo për të tjerët sot tek europianët nuk mund të verifikohet apo falsifikohet, sepse bëhet fjalë për imazh, fiktivitet, apo për cilësi të një, dy, dhjetë individëve, të cilat projektohne tek miliona njerëz të tjerë, në mënyrë të padiferencuar.
Historiani Cornelius Tacitus, i njohur për librin tipik që karakterizin gjermanët "Germania"(Lirografi)
Stereotipet megjithatë mund të ndryshojnë
Në projektin "Të gjithë kretanët gënjejnë" - një emër i marrë nga një sentencë e filozofit Epimenides, me origjinë nga Kreta, që mendonte se kretanët gënjejnë, studiuesja është e interesuar të kuptojë se çfarë imazhesh e stereotipesh kishin europianët në shekullin e 17-të apo të 18-të për veten, por edhe për kombet e tjera.
Për të realizuar projektin e saj, studiesja Ina Ulrike Paul ka marrë si lëndë bazë enciklopeditë që u publikuan në shekullin e 18-të, mjaft popullore asokohe tek studiesit dhe eruditët. Në to gjenden të dendësuara informacionet e kohës, artikuj apo literaturë etnografike, historike që nga antikitetit deri tek Rilindja apo iluminizmi. Për shembull një holandez në një enciklopedi holandeze lexonte se holandezët janë një komb liridashës, luftëtar, tregtar. Në këto enciklopedi thekson cilësitë pozitive të një vendi, ndërsa karakteristikat negative që përmendnin të tjerët shpesh relativizoheshin.
Nëse stereotipet mund të shpërbëhen kjo duket për studiuesen e vështirë por ka shembuj pozitivë si marrëdhënia mes Gjermanisë dhe Francës. "Megjithëse Ajnshtajni thotë se është më e vështirë të ndash një atom se një paragjykim, stereotipet mund të ndryshojnë. Nuk besoj se sot gjermanët do të flisnin me paragjykime negative ndaj francezëve, apo anasjelltas. Vërtet marrëdhënia e lashtë armiqësore është tejkaluar."
DW
Comments
Post a Comment