115 nga lindja e Fredriko Garsia Lorka



Nga Albert Vataj
Ai i pararendi kohës. Jetoi dhe u kacafyt. U ndez dhe u shua si një flakë Prometeu. Erdhi dhe iku, për të mbetur përgjithnji depërtues me kungimin e tij poetik. U ngul si një përmendore në historinë dhe memuarin e Granadës dhe Spanjës. Në të gjithë rrugën që përshkoi, mbeti ai. Nuk u pajtua kurrsesi me atë që i sëmbonte shpirtin dhe i lëndonte plagët. Përkundrazi, u përlesh, luftoi. Pena në dorën e tij, ishte më shumë se një vetëtimë, kungimi i të cilës, shkënd fuqishëm natën tonë të dyzimeve strukun në kthinat e trazuara të shpirtit. Krejt zemëratat e kohës së tij, kulmet e asaj zemre të tallazuar ndjenjash dhe pasionesh të stuhishme, janë mishërimi i përgjithmonshëm që la në shpirtrat tanë, gjithherë me një hov revolte në brendi. Fredriko Garsia Lorka, si poet dhe dramaturg, por përmbikrejt atë që bëri ai, përfshi dhe luftën, poezia mbetet akti më sublim i këtij kumtuesi. Poezia ka bashkërendur me të krah për krah, duke iu bërë fill drite që përshkon këtë yrysh të mraztë, rol të cilin ai e veshi, jo se deshi, por se koha në të cilën fati e hodhi ishte një gjithëpamje e marrë zjarr. Ai nuk preferoi të ngrohej kur Granada, vendlindja e tij, lëngonte, gjaku i revolucionit vadiste pemën shtatlartë të krenarisë, në kreshtën e së cilës, ai ishte dega që ngaste rrufetë dhe përleshej. Ai la gjurmë te thella në ndërgjegjen e kokës, mëtoi si pakkush tjetër gjithçkishte për atë që aspironte. Nuk heshti derisa u nda nga jeta. Edhe vetë vdekja e tij ishte më shumë se e tillë, sepse vetë jeta dhe shpirtëzimi, me të cilin ai ushqeu kohën në zgrip, mbartën përmasat e pavdekësisë.
Fredriko Garsia Lorka, u lind më 5 qershor 1898 në Fuente Vaqueros një Fshat në Granda një qytet në Spanjë dhe vdiq në 19 Gusht 1936 në Granda. Ai ishte poet, shkrimtar, dramaturg, drejtor teatri.
Kryevepra e tij ishte ai vete, Federico, pohon Luis Bunuel.
Benedetto Croce thoshte se njeriu i sotem është me tepër pjellë e një ubi, sesa e një epoke, se emri i Granadës është i lidhur përgjithmonë me jetën dhe me veprën e poetit Federico Garsia Lorka, thotë Antonio Gallego Morell
Duke u zhytur më thellë në zgafelat e mëtimeve për Fredriko Garsia Lorka, ndeshim në shtresime të mëtimeve të çmuara. Qysh në fillimet e karrierës së tij, Federico Garsia Lorka pranoi të bëhej hero, simbol kombëtar. Poet besnik ndaj truallit të tij deri në pasojën e skajshme, ai mori pamjen e një Don Kishoti të ri, të kthyer nga aventurat, që kishte në damarë një gjak mizor, një ëndje të thellë, shpesh prej kalorësi, me një vdekje që niset përditë në udhëtime dasme. Klasik, por alogjik, shton Alain Bosquet, tradicional, por fantastik. Ai është gjenia e një vendi, e përqëndruar në një qenie të vetme - mospërfillëse, ekstremist, kontradiktor.
Që në moshën 30-vjeçare, Lorka u bë legjendë, ashtu si Servantesi në sytë e fshatarëve të Mances, një mishërim i kalorësit me fytyrë të vrerosur. I çmisheruar nga kjo legjendë, ishte e natyrshme që ai të zhdukej, kur nisi lufta vëllavrasëse: do të ishte fyerje për Spanjën që po sakrifikohej, të mos bënte theror poetin e saj të madh.
Garsia Lorka u bë martir i luftës dhe hyri ne radhën e fatlumëve si gjeniu unik i brezit të tij që ishte brez gjenish. Libri "Poeti në Neë York" shprehet si një kumt syrealist, por ai është më kozmopolit, po kështu, edhe përmbledhja "Romancero" nuk i përket letërsisë regjionaliste apo ekzotike, mëton Francisco Umbral.
 Garsia Lorka është një krijues. Përmendorja me e bukur për Lorken jane dy qiparisa në dyert e Granades. Ata i kishte mbjellë poeti dhe vellai i tij, Huerta de San Vincente, shtepia e mbuluar me lulevile ku banonte familja e tyre dhe kishte përballë Sierra Nevaden. Sot, këta drurë kanë një pamje vangogske, pohon Jean-Francois Fogel, pa lidhje me mjedisin mizor: Një arë e vogël me misër, e rrethuar nga ndërtesa e lagjes së jashtme.
Garsia Lorka shquhet për një imagjinatë mitike. Ian Gibson, është i mendimit se kjo gjë shpjegon suksesin e tij në një bote të humanizuar. Ai na kujton lidhjen e dikurshme midis njeriut dhe natyrës.
Poezia e tij ishte dhe është dramatike dhe teatri i tij është gjithëpërfshirës. Ai ka brenda poezinë, muzikën, vallen. Po të kishte një zgjidhje, poezia do të mbetej në dashuritë prej të cilës do të ishte e pamundur të ndaheshe. Sinteza që bën më popullore dhe ultramodernen, krijon një simbioze të pazakontë. Kritika nuk njeh ndonjë rast tjetër të ngjashëm me të. Përzierja e muzikores dhe e poetikës, e antikes dhe e modernes, kurrendonjëherë nuk qe bërë kështu te një person i vetëm. Arti i Lorkës mbetet gjithnjë "ligjërim", refuzim aktiv i ndarjes midis qenieve, dëshirë për të komunikuar. Te kjo dëshirë, ai shihte burimin e çdo arti, arsyen e shprehjen lirike.
Veprat e tij poetike kryesore jane: "Kënge" 1921; "Romanca cigane" 1928; "Poeme e kanto kondos" 1931; "Vajtim për Injacio Sances Mehijas" 1935; "Poeti ne Nju - Jork" 1940.

Comments

Popular posts from this blog

Behar Mera: Dibrançja ime që vuri në siklet Rita Latin

Kush është Frederik Shopen

TOMAS HOBSI : Është cilësi e njerëzve që nga zanafillj që njeriu për njeriun është ujk