Pas negociatave të gjata më në fund e drejta e azilit në BE do të reformohet. Kërkesat do të trajtohen më shpejt, rregullat do të njësohen. Organizatat e të drejtave të njeriut dalin me kritika ndaj reformës.
14 vite me radhë negociuan ministrat e Brendshëm të BE-së dhe së fundmi edhe Parlamenti Europian. Tanimë në tavolinën e BE-së ndodhet një tërësi ligjesh të reja e ligjesh të vjetra të ripunuara, të cilat do të përshpejtojnë dhe njësojnë procedurat e azilimit në BE. Në të ardhmen do të vendoset brenda gjashtë muajsh për një kërkesë azili, deri më tani për një gjë të tillë duheshin 24 muaj. Çdo vit bëjnë kërkesë azili rreth 330.000 vetë në BE. E drejta e azilit u njihet vetëm atyre që arrijnë të bindin autoritetet për përndjekje për arsye politike apo fetare. Por me rregullat e reja për herë të parë në BE do t'u njihet e drejta e azilit edhe transvestitëve, homoseksualëve dhe njerëzve që kërcënohen nga gjymtimi seksual. Ata që largohen nga vendlindja për arsye ekonomike nuk kanë të drejtë azili. Gjithsej 70.000 vetëve u njihet e drejta e azilit në BE.
"Përmirësime për azilkërkuesit"
"Përmirësime për azilkërkuesit"
Deri më tani shanset për azil ishin të ndryshme sipas vendeve anëtare të BE-së. Së fundmi kriteret do të njësohen. Për azilkërkuesit që mbërrijnë në shtetet përgjatë Mesdheut priten përmirësime konkrete. Birgit Sippel, eurodeputete socialdemokrate gjermane, e specializuar për çështjet e azilit, shprehet me besim: „Kjo prek situatën e banimit, strehimin dhe ligjin për azilkërkuesit minorenë. Do të ketë rregullore të qarta për ata azilkërkues që kanë nevojë për asistencë juridike. Këtyre personave duhet t'u sqarohet situata në të cilën ndodhen në gjuhën që ata e kuptojnë.“
Michele Cercone, zëdhënës i Komisionit të BE-së për çështjet e brendshme shprehet se ”çdokush që hyn në BE, pavarësisht ku, ka të drejtën të kërkojë azil dhe të drejtën e trajtimit me dinjitet.” Vendet e BE-së në të ardhmen do të duhet të plotësojnë kushtet minimale për kampet e azilkërkuesve. Në shumë shtete azilkërkuesit burgoseshin dhe mbaheshin në kampe të posaçme. Në të ardhmen vetëm nëse azilkërkuesi kërcënon se do të kalojë në ilegalitet apo nuk mund të identifikohet dot si person, mund hyjë në fuqi varianti i arrestimit. Edhe azilkërkuesit minorenë në të ardhmen mund të qëndrojnë në kampe.
Disa rregullore të vjetra mbeten
Organizata e refugjatëve „Pro Asyl“ kritikon se me këto rregullore do të mund të mbahen në paraburgime më shumë persona se më parë. Karl Kopp u shpreh për Deutsche Welle-n që në Mars se “Europa po kthen në normë praktikën e shëmtuar të arrestimit dhe e thellon madje më shumë një dramë të tillë.” Veçanërisht kritike është gjendja në burgjet greke të azilantëve, shprehet edhe zëdhënësi i KE-së, Michele Cercone. “Shqetësim të madh përbën ende Greqia, ku neve na duhet të ndihmojmë autoritetet vendase të përmirësojnë situatën e azilkërkuesve. Greqia prej vitesh nuk ka pasur një system funksionues për azilkërkuesit.”
Me ligjin e ri do të mbetet ende në fuqi rregullorja që mundëson shtrimin e kërkesës për azil në atë vend të BE-së, i cili shkelet për herë të parë nga azilkërkuesi. Rregulloret e reja nuk parashohin ndonjë shpërndarje të azilantëve në vende të ndryshme të BE-së.

Por një azilkërkues tanimë ka të drejtë të mbrohet me avokat dhe të kërkojë transferimin e tij nga Greqia në Gjermani, për shembull. Po ashtu azilkërkuesi nuk do të kthehet në vendet e mbingarkuara me azilantë apo tek ato vende që nuk garantojnë trajtimin human, edhe po qe se ai e ka shkelur këtë vend për herë të parë.
Vendet jugore të BE-së me ngarkesë më të madhe
Vendet e Mesdheut ku mbërrijnë shumë azilantë përmes rrugëve detare apo tokësore kishin kërkuar nga Veriu një rregullore kuotash, por nuk patën sukses. Birgit Sippel, eurodeputetja gjermane e sheh këtë si një padrejtësi të bërë ndaj këtyre vendeve. „Problemi i vendeve periferike të BE-së është se valët e refugjatëve gjithmonë mbërrijnë së pari në hapësirën mesdhetare dhe në kufirin greko-turk.“

Sipas ekspertes për refugjatët duhet numri i refugjatëve duhet parë në relacion me madhësinë e vendit, popullsinë dhe kapacitetet ekonomike. „E parë kështu nuk është e vërtetë që ne jemi më të mbingarkuar. Shifrat e larta të refugjatëve që kemi pasur në vitet 90-të, nuk janë arritur më prej kohësh në Gjermani.“ Por sipas „Eurostat-it“ vendet me numrin më të lartë të azilkërkuesve janë Gjermania, Franca, Suedia, Britania e Madhe dhe Belgjika. Shumë azilkërkues vijnë në Gjermani me avion.
Azilkërkuesit do të lejohen të punojnë
Në të ardhmen azilkërkuesit do të mund të punojnë në vendin pritës që pas nëntë muajsh, deri më tani vlente rregullorja e 12 muajve. Sipas mendimit të ministrave të Brendshëm shumë azilantë janë në gjendje dhe kanë vullnetin të sigurojnë vetë jetesën e tyre. Reforma e azilit parashikon tanimë që në të ardhmen azilkërkuesit të marrin të njëjtat ndihma ekonomike si qytetarët e BE-së, por nuk do të kenë të drejtën të marrin para në dorë, por ndihmat do t'u ofrohen në formë letrash me vlerë për rroba apo artikuj ushqimorë. Gjithashtu ata do të kenë të drejtën e trajtimit mjekësor dhe psikologjik bazë po qe se vuajnë nga traumat e torturës apo përndjekjes.
Kritika fortesës Europë

Organizata e të drejtave të njeriut „Amnesty International“ kishte kritikuar ashpër në Maj politikën e azilit dhe të refugjatëve në BE. Sekretari i Përgjithshëm, Salil Shetty u shpreh në Londër se BE tregon më shumë interes për ruajtjen e kufijve të saj se sa për fatin e refugjatëve. Zëdhënësi i Komisionit Europian, Michele Cercone nuk e pranon këtë kritikë: „Një kritikë e tillë e përgjithshme ndaj sistemit të azilit nuk është e justifikuar. Sipas tij vendet anëtare megjithatë mund të bëjnë më shumë. „Ne e dimë që 9 vende anëtarë të BE-së pranojnë 90% të të gjithë azilkërkuesve. 17 vendet e tjera mund të bëjnë më tepër. Rregullat e reja do të na ndihmojnë për këtë“, thotë Cercone. Krahasuar në nivel botëror, BE pranon rreth 30% të azilkërkuesve. Ndërkohë për njësimin e rregullave të azilit vendet e BE-së kanë gati dy vite kohë deri në fund të vitit 2015.
DW
Comments
Post a Comment