Kultura e protestës në kishën katolike

Rasti i ipeshkvit Tebartz-van Elst nuk ka shkaktuar kritika vetëm në ipeshkvinë e Limburgut. Protesta kundër kishës katolike në të kaluarën ka pasur herë pas here - jo vetëm për shpërdorim parash.

E diela e kaluar ishte e ndryshme në Limburg. Ora e katedrales se qytetit qe manipuluar në një mënyrë të tillë nga kritikët e ipeshkvit Franz Peter van Elst, sa në orën 12 ajo ra 13 herë - si paralajmërim për dinjitarin e kishës. Para kishës protestonte njëkohësisht kundër ipeshkvit një grup të kriterësh katolikë, i cili është bërë i diskutueshëm ndër të tjera edhe prej financimit të paqartë të rezidencës së re të ipeshkvit, që ka kushtuar më shumë se 30 milionë euro.
Por kritika nuk drejtohej vetëm kundër sjelljes së ipeshkvit, por edhe kundër kishës katolike në përgjithësi. "Nuk ka një kulturë demokratike, nuk ka një kulturë debati", i tha DW Joachim Schaefer, i komunitetit katolik të katedrales në Wetzlar. Në vitet '70 ka qenë një klimë nxitëse për kritika. "Por tani ne shohim që kisha ka bërë më tepër hapa pas, në vend të hapave përpara". Pas Koncilit të Dytë të Vatikanit në fund të viteve '60 ka pasur një liberalizim të gjerë. Por veçanërisht në Limburg, ky liberalizim u prapësua nga ipeshkvi Tebartz-van-Elst. Ipeshkvi u përpoq ta spastronte ipeshkvinë liberale, tha Schaefer.
Dora e fortë e Romës në Limburg
Tebartz-van-Elst bën pjesë tek një grup i ri konservator klerikësh, të cilët duan ta paraqesin në mënyrë shumë ofensive profilin katolik. Kështu për shembull, rregullat më të rrepta për liturgjinë, që janë vendosur në Romë, në Limburg u zbatuan më ashpër, për shembull përsa i përket trajtimit të homoseksualëve.
Protesta para Katedrales në LimburgProtesta para Katedrales në Limburg
Tebartz-van-Elst veproi me dorë të ashpër, dërgonte paralajmërime dhe i pushonte nga puna kritikët e papreferuar. Në verë 2013 më në fund 4000 të krishterë kërkuan në një listë me nënshkrime më shumë kujdes për nevojat e besimtarëve. Protestat kundër dogmave katolike dhe masave kanë traditë. Në vitin 1995, për shembull, ka pasur një mobilizim të madh social: 1,5 nga rreth 24 milionë katolikët gjermanë kërkuan një referendum kishtar. Kërkesat: eleminimi i celibatit të detyrueshëm për priftërinjtë katolikë, më pak hierarki dhe më pak pushtet për ipeshkvët. Kritikët kërkuan edhe pranimin e seksualitetit individual. Kohët e fundit, është themeluar një numër i madh grupimesh katolike, që kërkojnë një kishë të përbashkët të të krishterëve evangjelistë dhe katolikë.
DW

Comments

Popular posts from this blog

Behar Mera: Dibrançja ime që vuri në siklet Rita Latin

Kush është Frederik Shopen

TOMAS HOBSI : Është cilësi e njerëzve që nga zanafillj që njeriu për njeriun është ujk