Immanuel Kant, kumtuesi nistor i filozofisë moderne
210-vjetori i vdekjes së filozofit, Immanuel Kant, kësaj embleme të fillesës së filozofisë moderne
Nga Albert Vataj
Mendimi filozofik ka të themeltë kjartësinë, dritën që dyndët me shpërnda terrin që ka ngërthy njeriun nëpër ndërkohje të herta, kur ai ngucatej nga mendimi dhe çorollepsej prej mëdyshjeve. Kësisoj, kjo pamje do të ishte e dendur në pikëpyetje pa kumtimin që mëkoi gjenialiteti kurajoz i Immanuel Kant. Tash 210 vjet më parë, e mori atë yshtja e amshimit, pikërisht më 12 shkurt 1804 duke mërmëritur "kjo është e mira" (Es ist gut). Vrastari i këtij gjeniu të pamatë të mendimit, ishte një formë e "coma vigil", një grabitës gjumi. Mbi varrin etij do të shkruhen fjalët e "Kritikës së arsyes praktike": "Qielli me yje mbi mua, ligji moral në mua". Kujtohet në të përgjithmonshmen, ndër mendimtarët e arsyes së kulluar dhe shtresimi më i qenësishëm i filozofisë gjermane dhe asaj t’përbotshme.
Immanuel Kant u lind më 22 prill 1724 në Konigsberg në Prusinë Lindore, në një familje të thjeshtë punëtorësh. Që në vogli ai u rrit në frymën fetare të mëshirës. Spariherë nga nëna, pastaj në Collegium Fridericanum, ku hyri që më 1732. Nga viti 1740 deri më 1746 studioi në Universitetin e Konigsbergut, teologjinë, të zemrët gjakimin e kishte në filozofi. Dija u shtri sakaq me matematikën, shkencat fizike dhe natyrore. Interesi i pamatë i profesorit të tij, Martin Knucen, për shkencën angleze e ngasin filozofin të njihte fizikën e të madhit Isak Njuton. Botimi i tij i parë "Mendime mbi vlerësimin e vërtetë të forcave të gjalla" më 1749 përbën nistoren e njëpasnjëjtë të kumteve shkencore. Fatalisht, Kanti u detyrua t'i kthejë shpinën universiteti me humbjen e babait. Sakaq për të pikënis jeta si mësues privat. Mbasi fitoi titullin doktor më 1755 me një tezë të titulluar “De igne” (Mbi zjarrin), po atëmot u bë mjeshtër konferencash, me një tezë tjetër, "Sqarim i ri i parimeve të para të njohjes metafizike". Kanti dha pak më pas konferencën e tij të parë, duke përuruar kështu dyzet e dy vite mësimdhënie (deri më 1797).
Përveç filozofisë, ai jepte edhe logjikën, matematikën, shkencat fizike dhe natyrore, gjeografinë fizike, pedagogjinë dhe disa lëndë të dorës së dytë, duke shëmbëllyer kësisoj, dijedhënësin e përkushtuar dhe vetmohues.
Më 1766, ai mori detyrën e zëvendës bibliotekarit në kështjellën mbretërore të Konigsbergut, besueshmëri që do ta justifikonte deri më 1772. Më 1769, iu propozua katedra e filozofisë teorike që sapo ishte krijuar në Erlangen, por nuk e pranoi për shkak të lidhjes me qytetin ku ishte lindur dhe të shëndetit të tij të keq. Ai shpresonte gjithashtu të emërohej profesor në universitetin e Konigsbergut. Dhe, me të vërtetë, pak kohë pasi universiteti i Jenës i bëri një propozim tjetër, në mars të vitit 1770, Kanti u bë profesor i logjikës dhe i metafizikës në Konigsberg. Më 1781, doli vepra e tij kryesore, "Kritika e arsyes së kulluar", idetë kryesorë të së cilës i rimori te “Fillimet e çdo metafizike të ardhshme”.
"Kritikë e arsyes së kulluar" themeltarja e kësaj gjëneze të mendimit dhe vullnese të një botkuptimi të ndryshtë, plazmon dhe shënjon në memorien e përbotshme të filozofisë si pikë-kthese. Kësisoj është kjo vepër që e vendos Immanuel Kant, si emblemë e filozofisë moderne. Nënvizon sakaq këtë kumt dhe e mëton në ndërkohjen e mendimit, si shtysë që u ngjiz në metodologjinë e re të studimit të gnoseologjisë, themeluar mbi kriticizmin. Gnoseologjia të Kantit. Duke kaluar nëpërmes teorisë së thelluar të Isak Njutonit ai u përafrua me iluminizmin dhe i dha nisje një kërkim hovi atë gjer në tejkalimin e koncepteve dhe idealeve të tij.
Që prej asokohjes të Emanuel Kantit, u bë beh qasja e përfshirjes në dy rryma kryesore në filozofinë e iluministëve, një rrymë "racionaliste", që do të zanafillonte te Rëne Dekarti, si dhe një shtjelle "empiriste", që do të hidhte hapin e parë me Xhon Lokun. Idetë racionale qaseshin me ngulm të sendërtoheshin, mbi shembullin e matematikës, një model të botës, në kryeradhë të bazuar tek arsyeja. Në kohën e Kantit, ky qëmtesë e orvatur si racionalizëm, i lidhur me kontributin e Gotfried Vilhelm Laibnicit dhe Kristian Volfit (1679-1754), ishte bërë filozofia sunduese e shkollave. Për këtë arsye, Volfi kishte thjeshtësuar dhe popullarizuar teorinë laibniciane të monadave. Për aparatin vëzhgues dhe logjikues të Kantit, kjo filozofi ishte ngurtësuar në "dogmatizëm". Sistemi racionalist i Volfit funksiononte vetëm me parakuptime, të përftuara nga logjika religjoze, ngaqë dakordësohej përnjimen për të pohuar pa prova, "dogmatikisht". Sa i takon empirizmit, gjithmonë sipas Kantit, ai ishte gjithashtu i përfshirë në një rrugë qorre. Kur skeptiku i madh Devid Hjum hodhi përtej siguritë e fundit intelektuale të pabazuara te përvoja, si ide të shkakësisë (marrëdhënia midis shkakut dhe pasojës), asnjë njohje nuk mund të kërkonte siguri tjetër, përveç se një ndijim të veçuar të shqisave.
Kanti paraqiti në fillim idetë mbi lirinë dhe njerëzimin në shkrimet morale, por ato përbëjnë që në fillim planin e dytë të përpjekjes intelektuale te “Kritika e arsyes së kulluar”. Kjo vepër mbahej si një nga më të njimendta të krejt literaturës filozofike. Kjo ngase ajo hovet që në start me tezën e të bazuarit empirik specifik të njohjes. Nga aspekti i kohës, me fjalë të tjera, sipas Kantit, asnjë njohje në ne, nuk i paraprin përvojës, por ndonëse çdo njohje fillon me përvojën, prapëseprapë të gjitha nuk burojnë nga përvoja. Në ndryshimin ndërmjet gjykimeve sintetike (gjykimet që zgjerojnë njohjen predikati i të cilave gjendet jashtë nocionit të subjeiktit) dhe gjykimeve analitike (gjykimet shpjeguese, domethënë ato te të cilat në nocionin e subjektit përmbahet objekti), Kanti gjeti pikënisjen për çështjen themelore të “Kritika e arsyes së kulluar”. Është e qartë, me të tjera fjalë, se të gjitha gjykimet e përvojës janë sintetike dhe se zgjerojnë njohjen tonë, por çështje fundamentale është: "si janë të mundura gjykimet sintetike a priori?". Me këtë njëkohësisht problematizohet mundësia e përdorimit të mendjes për themelimin dhe realizimin e të gjitha shkencave që kanë njohje teorike a priori mbi sendet dhe kështu shtrohen pyetjet: Si është e mundur matematika e kulluar? Si është e mundur shkenca natyrore e kulluar? etj. Përgjigjet grishur kësisoj janë të mundura vetëm (në suazat e të ashtuquajturës estetikë transcendentale) duke i rishqyrtuar sërish dhe duke i’u cekur ndryshe ngase deri tash është qasur ta bëjë vetë strukturën e fuqive njohëse njerëzore, domethënë strukturën e vetëdijes njerëzore në përgjithësi.
Emanuel Kanti arriti në sintezën e rrymave racionaliste dhe empiriste të iluministëve europianë, që i bashkoi në një metafizikë të lirisë dhe të detyrës; ai konstruktoi sakaq ndërtesën intelektuale të shekullit të iluministëve. Çështjet që la pezull u bënë çështje të filozofisë romantike. Tërësia e ngulmeve krijuese të këtij gjeniu të mendimit dhe kurajozi të shëmbjes së mureve të dasive ideore, gjëndet e shtresuar në dy periudha. Fillimorja e kësisojme e ngadhnjimeve të tij përkon me emërimin "Periudha Praktike", e cila zgjaton që nga nistorja, më 1770. Mbas kësaj ndërkohje hedh rrënjë për të shtatuar një vegjetim zaptues mendimi dhe ndikesash. Kësisoj beh e ashtuaquajtura, "Periudha Kritike". Shtresim i këtij humusi ngjishet e mëvetësohet deri në të mbramë të të gjallëve të filozofit. Përgjatë horizonte të kumtive "praktike", Kanti do të ngjishte dhe ngjizte me ngulmin e një sundimtari të së resë, hipoteza të shumta dhe marramendëse.
Gjithpoaq, Kanti ishte i pari i cili predikoi duke kumtuar hipotezën, se planetët formoheshin nga mjegullnaja grimcash dhe pluhuri, kundrejt idesë teologjike që dominonte, duke u përballur ngadhnjyes me këtë pushtet cingëritës dhe dhëmbëskërmitur. Ishte po ai që kumtoi si askush dhe guxoi si pakkush për tu ndeshur me një përbindësh të pamëshirshëm. Fatmirësish i'a doli. Kundërshtoi sakaq se planetet janë të krijuar nga fuqia hyjnore. Në ndërkojne e tij ai predikonte për ekzistencën e galaktikave të tjera, përveç galaktikës tonë. Duke u orvatur në këtë shtjellë mendimi dhe kumtimi, ndërmendim se Kanti i'a atribuoi vetes edhe një tjetër arritje po kaq zhurmëmadhe. Ai hodhi potershëm dhe ngulmoi si titan idesë se si ndikonte rrotullimi i tokës rreth vetes në formimin e fenomeneve, si baticave dhe zbaticave, pak, ose aspak të njohura dhe të detajuara deri në atëkohje. Një kontribut i pamohueshëm që i bashkangjitet shtatit të kësaj përmendoreje të rrokaqiellur mendimi dhe kurajoje ishte dhe qasja që Kanti mëkoi rreth prejardhjes së qenieve njerëzore, e mbështetur kjo mbi kritere dhe argumente shkencore.
Si një filozof idealist , për Emanuel Kantit, zëshëm mund të dëgjohet të flitet mbas vitit 1770, kur fillon "Periudha Kritike", e cila solli risi. Mbamendet se Kanti deri më 1781 kishte arritur të botonte dy vepra të rëndësishme duke u përfshirë në përpunimin e "Idealizmit Transcendental". Sipas këtyre mendimeve, Kanti predikonte se sendet në vetvete nuk mund të njihen prej njerëzve sepse konceptimi jonë shqisor nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me këto të fundit, pra me sendet. Dijet teorike të sakta në limitin e të vërtetës (pra nënkupton se e vetmja ide e vërtetë), sipas tij mund ta pasqyrojnë vetëm shkenca të tilla si matematika dhe shkencat e natyrës sepse këto shkenca mbështeten në format apriori të arsyes.
Kanti padyshim se pati ndikesa shkundullitëse në filozofinë botërore. Frymëmarrja që i dha ky aparat jetësor i mendimit rrapëllitës, e futi kandën e mendimit filozofik në një yshtje të tjetërllojtë, në një jetësim të ndryshtë ngase ishte hequr zvarrë deri në atëkohje. Filozofia e tij është shprehur në vazhdim nga neokantistët, në idetë pozitiviste dhe mahizmi. Prej tij, saora, lëshohet edhe një shkëlqim vezëllitës i idesë juridike dhe logjikës racionale, asaj të prezumimit të pafajsisë për të gjithë njerëzit. "Imperativi Kategorik" është gjithashtu parim i formuluar nga Kanti.
Filozofia e Kantit pati një ndikim të jashtëzakonshëm në mendimin perëndimor, në ç'burgosjen nga mendësi të tejkaluara dhe zvarritjen nëpër muret e lëmyshkura të ideve vetanake që kudërbonin. Fatmirësisht ai e pa teksa shkëlqente në të gjallët e tij ylli i gjenialiteti që mbrujti me gjak dhe pasion. Jetoi deri në të mbramë të frymës duke u mrekulluar nga shkëlqim që rreflekton që në atëkohje e sot ai dritim.
Maksima nga Immanuel Kant
* Arti i bukur ështe art i gjeniut. Gjenialiteti është talent që i jep artit rregulla.
* Paqja nuk mund të ruhet kur disa janë të skllavëruar, e disa të lirë.
* Nuk ka grua në botë që nuk dëshiron të shkaktojë një konflikt, sado i vogël qoftë.
Immanuel Kant
* Vdekjes më së paku i frikësohen ata, për të cilët jeta ka më shumë vlerë.
* Pa sespekt nuk ka dashuri të vërtetë.
* Askush nuk ka të drejtë të më mësojë si do të jem i lumtur.
* Shiko, mendohu, pastaj puno.

Comments
Post a Comment