Galilei, njeriu që ndryshoi vizionin për botën

Njeriu nuk është qendra e universit. Ai është vetëm banor i një planeti, që rrotullohet rreth Diellit. Me këto teza Galileo Galilei shokoi dikur kishën dhe ky efekt vazhdon deri sot.

Astronom Galileo Galilei
Në mes të ullinjve dhe pishave, me verë të mirë, shkencëtari i jashtëzakonshëm italian mund të kishte bërë edhe një jetë më të qetë në Toskanën e bukur. Por Galileo nuk ishte dikush, që jetonte vetëm për të shijuar jetën. Më vonë ai u sëmur edhe nga artriti, që e mbërtheu pas tavolinës së shkrimit.
Galileo vinte nga një familje e thjeshtë. Babai i tij ishte muzikant me pasion për matematikën. Këtë ia përçoi të birit. Kur Galileo Galilei vdiq në moshën 78 vjeçare, ai ishte një astronom i famshëm, matematicien, fizikant dhe filozof. Këtë të shtunë (15.02.2014) mbushen 450 vjet nga dita e lindjes së tij.
Fëmijë i Rilindjes
Që shumë herët Galileo Galilei është i vetëdijshëm për origjinën e tij të thjeshtë. Por ai e konsideron veten gjenial në matematikë, edhe pse i ndërpreu studimet e matematikës.
Galileo është një fëmijë i vërtetë i kohës së tij. Europa po emancipohej nga mendësia e Mesjetës dhe po e kthente vështrimin nga arritjet dhe traditat e antikitetit. Humanistët përqendrohen te njeriu dhe jo më te Zoti. Në vend që të spekullojnë rreth së mbinatyrshmes, ata studiojnë natyrën. Bëjnë matje, llogaritje, eksperimente. Edhe Galilei infektohet nga interesi për shkencat e natyrës dhe ndikon ndaj tyre në mënyrë të konsiderueshme.
Heliozentrisches Weltbild Sonnensystem Galileo Galilei
Ai jep mësim në universitetet e Pizës dhe të Padovës, jep mësim privat, më vonë edhe si matematicien në oborrin e familjes Mediçi në Firence. Kjo e favorizon karrierën e tij, sepse dinastia Mediçi ka influencë. Firence po kthehej në një qendër me një koncept të ri për jetën.
Aristoteli ishte dje
Galilei konsiderohej njeri i vështirë dhe imponues. "Ai rrallë u shmangej grindjeve dhe në prezantimet e tij në oborre nuk i kursente lëvdatat për veten", thotë Wilhelm Schmidt-Biggemann, profesor i historisë dhe filozofisë në Berlin. Dhe Galilei kishte plane të mëdha: "Ai dëshironte të kundërshtonte filozofinë e Aristotelit dhe zhvilloi një filozofi mekanike mbi natyrën", thotë Schmidt-Biggemann në intervistë për Deutsche Welle-n. Ndërsa Aristoteli e vështron lëvizjen si diçka organike, si diçka që vjen prej forcave të brendshme, Galilei e interpreton lëvizjen si një fenomen mekanik. Konkluzioni tij: lëvizjet tokësore dhe qiellore drejtohen nga të njëjtat ligje dhe kështu që mund të llogariten.
Kur ai arrin të zhvillojë më tej teleskopin e shpikur në Holandë, bën vëzhgime të çuditshme: Hëna ka një sipërfaqe të vrazhdë, Dielli njolla, Saturni një formë të parregullt, Jupiteri katër hëna dhe Kashta e Kumtrit nuk është mjegull, por një grumbull yjesh të shumtë! Më në fund ai shikon se Venusi tregon disa faza dhe kështu ai mendon se mund të vërtetojë se Venusi rrotullet rreth Diellit dhe jo Tokës.
Lëndim i njerëzimit dhe i Vatikanit
Galileo Galilei vor der Römischen Inquisition
Galileo këmbëngul në vertetësinë e sistemit heliocentrik, sipas të cilit Dielli është në qendër të universit dhe vendbanimi i njeriut është vetëm një ndër shumë planetet, që rrotullohen rreth tij. Ideja nuk është e re. Galileo bazohet në konceptet e aktikitetit, që përfaqësoheshin kryesisht nga pitagorianët. Në fillim të shekullit 16-të është Nikola Koperniku, i cili e përqafon këtë ide. Megjithatë ai nuk mund ta provojë teorinë e tij në mënyrë empirike. Nuk është pjekur ende koha për pikëpamje, që relativizojë rolin e njeriut dhe të Zotit, sepse kontrasti me përfytyrimin kishtar dhe biblik për kozmosin është shumë i madh. Psikoanalisti Sigmund Freud i cilësoi më vonë zbulime si ky, që e kthejnë me kokë poshtë përfytyrimin e njerëzimit për vetveten, "fyerje për njerëzimin".

Sidomos Kisha e pushtetshme Katolike nuk është fort e kënaqur me botëkuptimin e Galileit. Dy herë ajo e thërret studiuesin para gjyqit të inkuzicionit. Galilei tërhiqet për shkak të kërcënimit me tortura. Në fund Galilei dënohet me arrest shtëpie, edhe për këtë ndihmojnë kontaktet me familjen Mediçi, sepse ai nuk është më dokushdo. Ai e kryen dënimin në një vilë të bukur pranë Firences, ku vdes më 8 janar 1642. Kisha Katolike e rehabilitoi atë në vitin 1992.
Edhe sot aktual
Çfarë mbetet nga Galileo Galilei? Pa dyshim që shumë prej pikëpamjeve të tij kanë triumfuar. "Më e rëndësishmja është matematizimi i tërë lëvizjes, shoqëruar me vëzhgim, si përmes teleskopit. Kjo ka të bëjë diçka me astronominë e sotme", shpjegon Schmidt-Biggemann. Kozmosi përmes tij është bërë objekt i shkencës. Por a zgjidhet gjithçka me llogaritje dhe teknikë? Idetë e Galileos janë edhe sot më të diskutueshme, nga sa mendohet.
DW

Comments

Popular posts from this blog

Behar Mera: Dibrançja ime që vuri në siklet Rita Latin

Kush është Frederik Shopen

TOMAS HOBSI : Është cilësi e njerëzve që nga zanafillj që njeriu për njeriun është ujk