Elegjia në funeralin e Ludwig van Bethoven
Ne që jemi këtu në varrimin e të ndjerit, jam në njimëndje,
dhe e ndaj me ju sot, se përfaqësojmë një komb të tërë. I gjithë populli
gjerman është këtu, për të mbajtur zi për një pjesë të asaj që ka mbetur për ne
nga madhështia e tij. Zoti i fundit i këngës, oshëtinë goja dhembshur, me të
cilin muzika e tij foli. Njeriu që trashëgoi dhe rriti famën e pavdekshme të
Handel, Bach, Haydn dhe Mozart, ka pushuar së jetuari, dhe sot nderet mbi
vargjet e thyera të një instrumenti gojëkyçur.
Muzika e tij hesht sot.
Më lejoni të thërrasë atë! Sepse ai ishte një artist.
Gjithçka që ai ishte është arti që la. Ferrat e jetës e kishin plagosur thellë
kurmin e tij. Ai u turr duhishëm për të mbërritur tek ju, madje edhe atëherë
kur portat nga do të kalonte ishin të gjitha të mbyllura. Ai foli me zërin që
ju dëgjonit, mori nga zemrat tuaja dhe ua dha me gjithë zemër, deri në frymën e
fundit.
Ai ishte një artist i madh, i cili largohet për të qëndruar përjetë
këtu me ne. Si gjigand shtrihej nëpër dete dhe kaploi gjithë kufijtë e artit.
Ai ishte një artist, por edhe një njeri, një njeri në çdo
kuptim. Për shkak se ai e mbylli veten nga bota, ata e quajti atë armiqësore,
dhe e pashpirt, sepse ai i shmangej ndjenjave sëmbuese.
Ai iku nga kjo botë, pasi nuk gjeti në asnjë busull të natyrës
së tij të dashur, një armë me të cilën të rezistonte.
Ai u tërhoq nga njerëzit e tjerë, pasi u kishte dhënë atyre
gjithçka dhe nuk kishte marrë asgjë në këmbim.
Ai mbeti i vetëm, sepse ai nuk gjeti askund shëmbëllimin e
vet. Por, deri në vdekjen e tij, ai ruajti në kraharor dhe në art një zemër
njerëzore për të gjithë njerëzit, në të gjithë botën.
Kështu ishte ai, kështu vdiq ai, në këtë mënyrë ai do të
jetojë në përjetësi!
Dhe ju që më keni ndjekur në shoqërimin e tij në këtë vend, dëshmoj
dhimbjen tuaj.
Ju nuk keni humbur atë, as sot askurrë, por i dhanë atij përjetësinë.
Trupi duhet të vdesin para se dyert të mbyllen.
Ai për të cilin ti mbani zi sot është ndër njerëzit më të
mëdhenj të të gjitha kohërave. Kthehuni në shtëpitë tuaja me një dhëmbje që ju
sëmbon me një humbje të madhe. Dhe sa herë që gjatë jetës tuaj, fuqia e veprave
të tij tu pushtojë si një stuhi që vjen, kur ngazëllim juaj derdhet në mes të
një brezi ende të palindur, atëherë mbani mend këtë orë dhe thoni: Ne ishim aty
kur u varros ai, dhe kur ai vdiq ne qamë me dënesë!
Aktori Heinrich Anschütz, lexoni fjalimin funeral shkruar
nga Franz Grillparzer, (një shkrimtar i madh), para dyerve të Varrezat Währing
(sot Schubert Park).
Përgatiti: Albert Vataj
Comments
Post a Comment