Claude Monet themeluesi i impresionizmit në artin e telajos, perceptuesi sqimatar i natyrës



Sot 174 vite më parë lindi themeluesi i impresionizmit në artin e telajos, perceptuesi sqimatar i natyrës, francezi Claude Monet. Ai lindi më 14 nëntor 1840 dhe u shua në moshën 86-vjeçare, më 5 dhjetor 1926. Ishte fëmija i dytë i çiftit Monet, një babai biznesmen dhe ëmës, këngëtare, me të cilën u lidh shumë, dhe ndarja me të e dërmoi keqas. Si shumë të tjerë korifenj të artit, edhe Monet, do ta kaplonte zelli i një mospajtimi me atin e tij rreth zgjedhjes së rrugës së jetës. Babai Claude donte që ai të bëhet pjesë e ambicieve të biznesit familjar, menaxhimit të dyqanit të tyre ushqimor, por aspirata, ëndrra e gjeniut impresionist do të triumfonte mbi vullnetin trashëgimisë familjare, ai zgjodhi të bëhej Claude Monet, ai që njeh sot gjithë bota.
Më 1851, ndërsa studionte nisi të hidhte hapin e parë në ëndrrën e madhe të pikturës. Punët e tija me karbon, si biri i një tregtari, do ti këmbente me para. Njihen shumë syresh të tilla, përfshi dhe karikatura, të cilat në vetvete përbëjnë dhe hapim nistor të ngulmit në art.
Dhe vjen “prekja e fatit”, më 1856 ndërsa Claude kridhej përçartjeve në plazhet e Normandisë, njihet me atë që do ta quante mentorin e tij, është fjala për peizazhistin e famshëm francez, piktorin Eugene Brodin. Është ky njeri që do të zgjonte dhe ta lëshonte harbuar mes livadheve të pamat të impresionizmit, Claude Monet, këtë penelat të sqimët, këtë vëzhgues symprehtë e kumtues të ëndshëm. Eshtë pikërisht ai që do të lëshonte në andjen e tij, tharmi e dishepullit. Pres fillimit e deri në të mbramë, Monet, i’u dha thekshëm peizazhit. Portretet, janë regëtima flakatare, të cilat gjithaq janë një derdhje e frymëmarrjes së një peizazhi në portret, në dritëhije dhe kolor.
Jo pa trazim, fytyra të vrenjtura e hakërri do të sendërtohej mëtimi i këtij personaliteti në rrugën e pavdeksisë. Kriza financiare që e kaploi më 1868 e zhyti atë në një depresion të thellë, duke e çuar verbtazi në rrugën e vetëvrasjes, të mbetur në tentativë. Dielli i tij i famës dukej dhe zhdukej në qiellin e Parisit. Dashuritë, sa e kridhnin në parajsën e dëshirimeve dhe përjetimeve të duhishme, sa e groposnin në terrin e humbjes së shpresës, deri në ndarjen e trishtë me Claude Camille, atë që ta bënte Monet, babain e dy fëmijëve.

E kush i shpëtoi kësaj kurbe, që të mund të mbetej jashtë saj edhe ky shpirt i ndjeshëm e zemër delikate. Gjithçka që ai kumtoi ishte krejtçfarë ai mrunte në brendinë e kurmit të tij. Punët, ata më të njohurat, kalonin nëpër një sëri ripunimesh. Pamjaftueshmëria e përthithjes së çdo rrezeje impresioni të atij momenti e rrugëtonte penelatën e Monet nga njëra telajo në tjetrën. Por edhe papajtueshmëria për të përmbushur me penel atë çka shpirti i gufonte, tundonte përnga një ngulm rraskapitës i piktorit për ta para dhe riparo, bërë dhe ribërë, në ditët gri e ato të shpërthimeve adh, në muzgjet melankolike e agimet përdëlluese.

Ky ishte Claude Monet.
Monet është përshkruar si "forcë shtytëse e Impresionizëm". Vendimtare për artin e piktorëve Impressionist ishte kuptimi i efekteve të dritës në ngjyra lokale të objekteve, si dhe efektet e ballafaqim te ngjyrave me njëri-tjetrin . E gjithë karriera e Clode Monet, si një piktor është dorzan këti ngulmi, krejtçka ai kumtoi rrekej në ndjekje të këtij qëllimi fondamental të artit, si akt sublim estetik, si mjet komunikimi dhe si doktrinë.\
Një nga veprat Claude e cila e ka bërë atë një nga artistët legjendar të të gjitha kohërave është "Impression, Sunrise". Kjo pikturë tregon se si duket 'Harbor Havre-it' gjatë mjegull mëngjesore. Puna dukej si një skemë jo e plotë, krahasuar me pikturat e tjera të atyre ditëve. Kjo punë e Monet-së, u konsiderua e pazakontë nga shumë kritikë, i cili solli një mandat të ri për këtë lloj arti, i njohur si "impresionizmi '
Claude Monet në shumë momente depresive, të cilat ia sëmbuan thekshëm shpirtin e shtynë atë në akte vdekatare arti, të panjohura përnga përmasat. 500 është numri i punëve që ai ka shkatërruar për të mbushur boshin që grryente gjendja e tij e rënduar, gropa të terrta në të cilat ai ra shpesh.
Një nga pikturat e tij më të famshme është padyshim "Falaises Pres de Dieppe”, e cila ishte vjedhur dy herë. Edhe pse u gjet për herë të parë, ajo rividhet përsëri në vitin 2007 për të mbetur derimtash e pariatdhesuar pranë galerisë së Clode Monet.
Pikturat Claude Monet kanë qenë të ekspozuara në disa muze në mbarë botën. Por ajo që përbënte lajm, ndodhi më 2004, kur puna "Efektet e Diellit në mjegull" është shitur për 20 milion dollar në një ankand të mbajtur në Londër. 

Comments

Popular posts from this blog

Behar Mera: Dibrançja ime që vuri në siklet Rita Latin

Kush është Frederik Shopen

TOMAS HOBSI : Është cilësi e njerëzve që nga zanafillj që njeriu për njeriun është ujk