Nan, akt i lumnuem shejtnimi
Nan, akt i lumnuem
shejtnimi
Albert Vataj
Nan...
Shejtnue kjoft ky
emën,
lumnueme kjoft ky bekim.
Nan, ma e para
fjalë, e ma e thella ofshamë.
Akti i epërm
mëkimi.
Nan...
Sublime e krijimit
asht njaja qi ka emnin tand.
N’zemrën tande
mylmye gjuku jem,
N'prehnin tand,
endun andrrat, ëndjet e mia
Koha, asht gufi i
limfës qi n'ty hovet.
Nan...
Ti Evë e kumtit të
zanafillës.
Hyjlindësja Mari, e
mëshirshme.
Vullnetmirë, fryti
i mundit tand.
Nji lot i zdrypun n'qerpik
të synit
asht tançka
shpirtin ta ysht n'trazim.
Nan...
Dorën shtrin e yjet
i shkokrron prej qiellit
e në prehën mi hedh,
tue ma kallzu rrugën e dritës.
Nan...
E hishme dhe e
hyjshme si tan natat
N'ty shëmbëllehen
nadjet e dritave vezëllitëse.
agimet ku pahet e
para pamje faqe kësaj bote
e ku rrzohet e
mbramja kreni e naltësimit.
Nan...
Thinjat e tuja,
janë shtegu i thepisun,
tehu ku dhimbjet
prore mpreh.
Fruti i barkut
tand,
jam tue u ndi gjithnji
e ma shum.
Nan...
Mundesh e hekash ke
shterr
Nji grusht ke mbet,
nje britmë ne zenitin e kohës
Një amanet
Kanga e pakëndume e
hyjnimit
Solemniteti i
mrekullimit të shenjtnis tande
Ti nan
Nan...
Mundesh, krejçka
bota mëkon,
në gjoksin tand e
nis amën e kandën e jetës
Drita e ylberit,
shoka qi përmjetin ma mbulon
Zani që synit dritë
mi nep.
Nan...
Kang ma t’gzume në
ty e marrin tamlin
Pranverat lulojnë
në prehnin tand
e hanat tinëzare me
bohçe tande i mblon
E unë strukem
drojet si dikur
Kokën mbështes në
prehnin tand
Si dielli ngazëllimin
e harenë, në ty
Nan...
Ti fillimi e fundi
Tançka zafill e
soset me ty
Krejçka niste e mbërrin
te ti
Gjithqysh n'ty asht
fruti dhe fara
përtrimja e
gjithçkasë ka bekimin tand
shugurimin e najsaj
zemre, kan krej shëlbime.
Nan...
Tharm i gjithsisë në
andën e përgjithmonshme
Krijimi nuk mundet
me ken pa ty
Pa ty kurgja nuk
lëshohet në krahët e jetës
Në prushin gazmues
t'përqafimeve.
Nan...
E perëndishme ti
Penelopë e pritjeve epike
E hirshme ti Laur e
dashnisë së pasosun
E përkorë, Helen e
Trojave tragjike
Zan mali, e bardhë
si drita.
Nan...
Nan, në krejt
shëmbëllimet e grave
e epërmja hirësi,
je.
Rrudhat e tuja, janë, janë brazdat e nji toke të
lërume
Tafti jot asht aroma
dehëse e qillit
Nan...
Nan, akt i lumnuem
shejtnimi
Beku kjoftë në jetë
të jetëve vullneti jot
Shpirti jot, u baftë
fole e ma t'ndritshmit yll
yll qi m'kallzon
rrugën e hyjnimit toksor
Amen!
Comments
Post a Comment