Venecia, një qytetërim që pluskon mbi ujë




Venecia është një vepër arti e pashoqe. Qyteti është i ndërtuar mbi 118 ishuj të vegjel e duket sikur noton mbi ujrat e lagunës duke i dhënë formën e një peizazhit të paharruar, bukuria e të cilit ka frymëzuar Kanaleto, Guardi, Turner dhe piktorë të tjerë: Qyteti tregon vetveten që nga shikimi i parë. Gjithashtu, Laguna e Venecias përmbledh një ndër përqëndrimet më të mëdha të kryeveprave botërore; Nga katedralja e Torcelos deri te Bazilika e Sh. Marisë të Shëndetit, të gjithë shekujt e një Ere të Artë janë të përfaqësuar nga monumente të një bukurie të rrallë: Shën Marku, Pallati Dukal, Shën Zanipolo dhe Shkolla e Shën Markut, Shkolla e Shën Rrokut, Shën Gjergji i Madh e kështu me rradhë.
Ndikimi i venecias mbi zhvillimin e akitekturës dhe të arteve monumentale ka qënë shumë  i madh. Në fillim ushtroi një ndikim mbi të gjithë tregjet dhe portet tregtare të Republikës (La Serenissima) të vendosura gjatë brigjeve të Dalmacisë, në Azinë e vogël dhe në Egjypt, në ishujt e detit Jon, në Eubea, në Peloponez, në Kretë dhe në Qipro, ku monumentet u ndërtuan duke u frymëzuar nga monumentet veneciane. Në të njëjtën epokë, në të cilën perandori i saj njohu humbjen e parë, Venecia themeloi një shkollë të ndryshme falë piktorëve të saj. Belini dhe Xhorxhione, dhe në vazhdim Ticiano, Tintoreto, Tiepolo e Veroneze ndryshuan shumë thellë kuptimin e hapësirës, të dritës dhe të ngjyrave duke i dhënë një ndryshim të madh historisë së pikturës dhe të artit dekorativ në Evropë.
Me veçantinë e një  siti arkeologjik ende të gjallë, Venecia dëshmon vetë të kaluarën e saj. Qyteti, zotëri i deteve, është një urë në mes Lindjes dhe Perëndimit, në mes Islamizmit dhe Krishtërimit. Ai vazhdon të jetojë në qindra monumente dhe gjurmë të një epoke të kaluar.
Venecia ka një sëri të pa krahasueshme kompleksesh artiktektonike që përfaqësojnë epokën e lulëzimit të tij. Nga monumentet Solemn si ato të Piacës së Shën Markut dhe të Piacës së Bazilikës, Pallatin Dukal, Librerine Marciana, Museun Korrer, Prokuratiet e Vjetra deri në ato më me pak vlerë; vëndbanimet në rrugicat dhe në fushat e gjashtë lagjeve të tij (i sestieri), duke kaluar nga spitalet dhe insititucionet bamirëse dhe sigurimet shëndetsore që në shekullin e XIII-të kishin emrin e Shkollave. Arkitektura veneciane e mesjetës prezanton një tipologji të tërë ndërtesash, vlera e madhe e të cilave ecën me të njëjtin hap sikurse karakteri i jashtëzakonshëm i një  ambjenti urban që i është përshtatur kërkesave të  vendit.
Në detin Mesdhe laguna e Venecias përbën një shëmbull të një nguljeje gjysmë-liqenore e dobësuar gjatë ndryshimeve të pësuara. Në këtë ekosistem në të cilin cektinat - stome terrenesh deltinore që janë të zhytura periodikisht në ujë dhe që pastaj dalin në sipërfaqe- kanë rëndësi të njëjtë me ishujt, shtëpitë e bëra mbi trarë dhe fshatrat e peshkatarëve kërkojnë të jenë të mbrojtura në të njëjtën mënyrë sikurse pallatet dhe kishat.
Venecia simbolizon fitoren e njerëzimit kundër elementeve dhe epërsisë së njerëzve mbi natyrën armike. Qyteti është i lidhur në mënyrë direkte dhe konkrete me historinë botërore. “Mretëresha e Deteve”, heroikisht e vendosur në ishujt e vegjël, nuk limitoi horizontin e saj vetëm në lagunë ose në detin Adriatik, por në atë të Mesdheut. Ishte në fakt nga Venecia që Marko Polo (1254-1324) u nis për të zbuluar Kinën, Anam, Tonkino, Sumatra, Indinë dhe Persinë. Varri i tij në Shën Lorenco kujton rolin që kanë pasur tregëtaret venecianë në zbulimin e botës, mbas arabëve, por shumë përpara Portugezëve.



























Comments

Popular posts from this blog

Behar Mera: Dibrançja ime që vuri në siklet Rita Latin

Kush është Frederik Shopen

TOMAS HOBSI : Është cilësi e njerëzve që nga zanafillj që njeriu për njeriun është ujk