Posts

Showing posts from March, 2020

"Bashkimi i Tokës dhe Ujit", piktura e Peter Paul Rubens, një formë dehëse shprehjeje

Image
"Bashkimi i Tokës dhe Ujit" është një dëshmim domethënës i tërësisë shprehëse të krijimtarisë së Peter Paul Rubens, një prej figurave kulmore të barokut flmant. Mitologjia merr jetë në pikturën e tij siç frymon gjithçkaja nën peshën e një dëshirimi të ethshëm për fibracion dhe puls, për trokitje dhe shpërthim. Alegoria e Rubens, merr shkas dëshmues tek çdo tablo siç shpërth en në një oratori dehëse te "Bashkimi i Tokës dhe Ujit". Çdo detaj e kësaj pikture është një domethënie, është një tërësi që formësohet nga mendimi dhe idete që piktori ka përjetësuar në tablo. Asnjë gojim sado i shpenguar që jetë nuk do të mund të fliste me një gjuhë kaq të rrjedhshme, kaq të qartë dhe kaq përshkuese sa vetë kompozimi që mjeshtri i ka bërë këtij momenti mitologjik, këtij caku të ndërmejtëm të botëve. Piktura e tij është një ditiramb koloristik, një shkulmim i forcave të ethshme të një shpirti gatuar me diell. Ai, si askush tjetër me penelatë dhe përfytyrim

Antonio Vivaldi, magjistari i ndjenjave delikate, prifti që u bë mbret i barokut në muzikën klasike

Image
Antonio Vivaldi, magjistari i ndjenjave delikate, ngadhnjimtari i shpirtit estetik, vigan i barokut në muzikën klasike. Ai cilësohet si një nga personazhet sa të rëndësishëm, aq edhe dominues në historinë e muzikës botërore. Emri dhe vepra e tij janë pjesë e panteonit të vlerave krijuese, atyre që do të mbeten testament për gjeneratat dhe adhurim për shpirtrat e derdhur në dritën e hyjshme të përjetësisë së vlerave që e shndërruan virtuozitetin në tempull dhe muzikën në besim. Antonio Vivaldi, është padyshim një personalitet i spikatur i muzikës italiane, një tokësor që predikoi fjalën e shenjtë dhe kungoi vullnesën hyjnore në shpirtin e sekujt, atëmot e në amshim. Nëpërmjet muzikës së tij, Vivaldi ka prek puhizshëm shpërthimin magjepsës të pranverave, gufimin e një sythi e syprinën dehëse të një lumi, valën lojcake të bregdetit e vetminë e hapave të një hutimi, prarimin e një pafajësie e adhën e perëndimeve që kridhen në kurmin dalldisës të dëshirave shpuese. Krem