"Bashkimi i Tokës dhe Ujit", piktura e Peter Paul Rubens, një formë dehëse shprehjeje



"Bashkimi i Tokës dhe Ujit" është një dëshmim domethënës i tërësisë shprehëse të krijimtarisë së Peter Paul Rubens, një prej figurave kulmore të barokut flmant. Mitologjia merr jetë në pikturën e tij siç frymon gjithçkaja nën peshën e një dëshirimi të ethshëm për fibracion dhe puls, për trokitje dhe shpërthim. Alegoria e Rubens, merr shkas dëshmues tek çdo tablo siç shpërthen në një oratori dehëse te "Bashkimi i Tokës dhe Ujit". Çdo detaj e kësaj pikture është një domethënie, është një tërësi që formësohet nga mendimi dhe idete që piktori ka përjetësuar në tablo. Asnjë gojim sado i shpenguar që jetë nuk do të mund të fliste me një gjuhë kaq të rrjedhshme, kaq të qartë dhe kaq përshkuese sa vetë kompozimi që mjeshtri i ka bërë këtij momenti mitologjik, këtij caku të ndërmejtëm të botëve.
Piktura e tij është një ditiramb koloristik, një shkulmim i forcave të ethshme të një shpirti gatuar me diell. Ai, si askush tjetër me penelatë dhe përfytyrim arriti të sillte në jetë zotat, perënditë dhe mitet që me kaq pasion i përshkroi pena e antikitetit. Rubens me kaq pathos i bëri ata realë, të prekshëm, tokësor dhe etern, përfytyrues dhe të shëmbëllyeshëm.
Në historinë e pikturës Peter Paul Rubens do të mbamendet jo vetëm si një nga piktorët më të jashtëzakonshëm flamand të barokut, penelata flakatare e tablosë, por edhe mishërimi i idilit epik të mitologjisë. Nëse Homeri sendërtoi një monument të letërsisë klasike siç ishte “Iliada”, duke ngjizur me nervin, mishin dhe gjakun e së atëhershems, historikën heroike, eposin antik dhe perënditë që na magjepsin, Rubens i jetësoi ato në imazhe, i veshi ato me kurme të fuqishme duke i pavdekësuar këto trille në kujtesën e përgjithmonshme. Ai e shkroi si pakkush tjetër atë faqe të historisë së njerëzimit, me gjithë shkëlqimin dhe të perëndishmen që ngriti në kult mitin.

Albert Vataj

Comments

Popular posts from this blog

Behar Mera: Dibrançja ime që vuri në siklet Rita Latin

Kush është Frederik Shopen

TOMAS HOBSI : Është cilësi e njerëzve që nga zanafillj që njeriu për njeriun është ujk