Qiejt thyejnë krahët e zogjve


Agim pluskues
Plot ylber gusha e pulëbardhave.
Andje e nur bubrron në shtratin e lumnisë
Ky dekor
Agu njom me vesë kashoren e drites
Pa pra teposhtet nje hingellime e amël
N’shelgjishte
Ku hana ka shkun penelin.

Trinitia e përjetimit
Në okrën e grunajës
Shakullohet turri i hireve adh
Ku tharmet nji diell majahosh
Tej shkumezimit kundues
Ditën shoh tek shkrehet në orgjinë e shirave
Zemëratës së reve
Dufet qi sa vijnë e struken në zgavrat e horizontit

Tinguj të ngathët kambane
Zdirgjen nga lindja
Tinguj të ngathët kambane
Në buzë hetoj konturet e nji lutjeje
Dremitem në krahnorin ku hepohet melankolia
Në mish vjel frutin e mëkatit
Me këttë gulc të rand  zvarrem
Në gjuhën e hapsinës za të mufatun tundon
S’ka paqe ndër ne
Se s’ka prehje për  tërbimin ton

Vjel pasionet e spazmit
Përqafet me tansinë e gjithmonshmja
Në gallop më zhbahet cikama e ikjes
Kundërmimet e trubullta grryejnë
Turitjen  mejtuese të kësaj batërdie
Në honet e shpirtit mruj zehrin
Qi tërkuzet jargzimeve
E fshikullon epjen teme të unshme

Dhimbje që zgjohet
Rrëmoj në poret e fëminisë puthjen e nanës
E kokrron amëlcinë rrezitja brymëse
Në cergën e moshës e hojme kërcitja
E gjej tek lëpin shtatoren teme kërkëlluese.

Albert Vataj
Nji shkulm nga duhia e pasionit të fjalës. Kjo asht një cergëm e pakme e dimnit që  më struket në nerva. Kjo, njiherash, me do shumë të tjera, kanë metë zani ma i ulët i kushtrimit që më sbon përditën përnga e nesërmja, noshta për me mëtu përmes fjalëve që bulojnë prej shpirtit, grimca nga pranvera jonë e arratisun e ngulmit për nga zotnimi i epër i njeriut. 

Comments

Popular posts from this blog

Behar Mera: Dibrançja ime që vuri në siklet Rita Latin

Kush është Frederik Shopen

TOMAS HOBSI : Është cilësi e njerëzve që nga zanafillj që njeriu për njeriun është ujk