Gjendet në veri të Spanjës një dorëshkrimin religjioz të shekullit 12


Policia në veri të Spanjës ka zbuluar një prej thesareve më të mëdha kulturore të vendit – dorëshkrimin religjioz të shekullit 12, i cili ishte vjedhur vitin e kaluar. ‘The Codex Calixtinus’ u gjend në një garazh afër Santiago de Compostela, me ç’rast katër njerëz u arrestuan për vjedhjen në katedralen e qytetit. Libri i dekoruar në mënyrë të përsosur konsiderohet si udhëzuesi i parë për ata që e ndiqnin rrugën e vjetër të pelegrinazhit drejt Santiagos. Policia e ka arrestuar një teknik që punonte në katedrale dhe tre të afërm të tij. Të krishterët besojnë se katedralja e Santiago de Compostela është vendi ku është varrosur Shën Jakobi i madh, një prej apostujve të Jezusit. Dorëshkrimi u gjet pasi tekniku dhe tre anëtarët tjerë të familjes së tij u arrestuan të mërkurën. Përveç Kodeksit, policia gjithashtu ka gjetur libra të tjerë të vjetër të vlefshëm nga katedralja, të cilët arrijnë një vlerë monetare së paku 1.2 milion euro. Një replikë e Kodeksit është duke u ekspozuar në një kuti gjami në katedrale. Vetëm një numër i vogël i njerëzve kanë qasje në dhomën në të cilën është mbajtur origjinali. Thuhet se daton që nga viti 1150.

Comments

Popular posts from this blog

Behar Mera: Dibrançja ime që vuri në siklet Rita Latin

Kush është Frederik Shopen

TOMAS HOBSI : Është cilësi e njerëzve që nga zanafillj që njeriu për njeriun është ujk