Fotografë dhe shkencëtarë, kamping në “zemër” të vullkanit më aktiv të Botës


Prg: Albert VATAJ
E pabesueshme. Adrenalina dhe egoja për shkëncë tejkalojnë kufinjtë e çdo mundësie. Kjo është një provë me ekstremitetet, me të cilat njeriu modern “kacafytet” ndoshta jo dhe aq për të hedhur ditë mbi shumë enigma se sa për ta vënë njeriun në provën e kufinjve të mundësisë së tij, pra për ta përballur atë me sfidat e pamundësisë. Janë fotografë, hulumtues dhe shkëncëtarë që përcjellin këtë spëktakël të jashtëzakonshëm rreziku në vërshimin e lumit më të madh të llavës, të gurit të shkrirë, në Nyiragongo në Republikën Demokratike të Kongos.
Këto imazhe të pabesueshme janë marrë nga një fotograf i ekstremeve, i cili u bashkua me ekipin hulumtues në udhëtimin e tyre për në Kongo dhe Itali, në malin Etna, atje ku  temperaturat janë  mbi 1100 gradë Celsius (2000 gradë Fahrenheit). Ata gjithashtu tregojnë në këto foto, se si kalojnë çdo ditë jetën në kampet në skajet e liqenit të lavës dhe se si shkencëtarë përgatitin darkën e tyre jashtë çadrave në brendësi të malit, ndërsa shkëmbinjë të shkrirë fluturojnë në ajër dhe lumi i llavës vërshon furishëm.
Fotografi, Daredevil Carsten tha se ai mori një tronditje të vërtetë nga dëshmitë dhe fotografitë shpërthimeve vullkanike. "Unë fillova për të fotografuar aktivitetin vullkanik në vende të ndryshme, thotë ai, nga kuriozitet, gradualisht u bë gjithnjë e më shumë pjesë e interesimeve të mia. 53-vjeçari shtoi: "Kjo është një forcë e pabesueshme, ju ndiheni kaq pak në krahasim. Më pëlqen ndjenja e të qenit i ekspozuar ndaj forcave të natyrës. "Unë përpiqem për të vizituar Vullkanin sa më afër të jetë e mundur, shton ai.














Comments

Popular posts from this blog

Behar Mera: Dibrançja ime që vuri në siklet Rita Latin

Kush është Frederik Shopen

TOMAS HOBSI : Është cilësi e njerëzve që nga zanafillj që njeriu për njeriun është ujk