Britani, rrjetat “peshkojnë” perlën 150 milionë vjeçare
prg: Albert VATAJ
Perla 150-milion vjeçare, e cila është dhjetë herë më e madhe
se normalja. Në zhguallin e saj ndoshta ajo mban të strukur perlën më të madh
në botë, nxjerrjen e së cilës se ka marrë guximin askush ta bëjë deri më sot. Një
zëdhënës nga Akuariumi Reef Blue tha: "Guaska e perlës u zbulua në rrjetën
e një anije peshkimi, ndërsa punonjësit po seleksiononin peshkun e zënë në
Solent. “Kur peshkatarët u kthye e panë, fillimisht besuan se ishte e vërtetë,
më vonë ata u bindën se kishin të bënin me një fosil”. Menjëherë ata e bënë
publike zbulimin e tyre dhe ua dorëzuan atë autoriteteve të akuriumit, ku edhe
ndodhet sot, ende e pahapur. 200 unazat që ndërtojnë strukturën e guskës, identifikojnë
moshën, dhe e bëjnë këtë zhguall mbajtësen e perlës më të vjetër tw zbuluar
deri më sot. Shkencëtarët janë të mendimit se, duke u referuar numrit të unazave
të identifikuara, kemi të bëjmë me një individ që varjon të jetë 145-150 milionë-vjeçare.
Kjo është perlë e fosilizuar mw e rralla dhe me e veçanta e zbuluar deri mw sot.
Sipas ekspertëve, ajo jo vetëm që hamendësohet të ketë perlën më të madhe, por
dhe me të çmuar në botë. Një skanim MRI ka nxjerrë në dritë prova bindëse të
një “objekt të rrumbullakët” brenda zhguallit të lashtë, duke rrëzuar përfundimisht
dyshimet e ekzistencës së perlës. Perla prehistorike, e cili është rreth dhjetë
herë më e madhe se homologet e saj moderne, mendohet të jetë përafërsit deri në
145 millionë vjetë e vjetër. Ajo është nxjerrë nga thellësitë nga peshkatarët
në Solent dhe i jepet Aquariumit Blue në Portsmouth. Akuariumi që disponon këtë
thesar të rrallë ka vendosur të mos lejojë perlën e saj ti nënshtrohet
studimeve të mëtejshme dhe eksperimenteve laboratorike, me qëllim mbrojtjen e integritetit
të moluskut të lashtë, i cili do të duhet të shkatërrohet për nxjerrjen e
përmbajtjen e saj misterioze. Një zhguall i kësaj guske ka mundësi të fshehi
brenda vetes një margaritar, madhësia e së cilës do të jetë sa një top golfi. Ky
gur i çmuar do të jetë me vlerë të jashtëzakonshme, shifër e cila nuk është
hamendësuar ende.
Comments
Post a Comment