Frojdi dhe luftërat e tij të brendshme
Ka një pikë në të cilën të gjithë bien dakord: Qoftë mirë
apo i sëmurë, Sigmund Frojdi, më shumë se çdo eksplorues tjetër i psiqikës
njerëzore, ka hartuar mendjen e shekullit XX
Nuk ka neutralë në luftën e Frojdit. Admirimi dhe lajkat në
njërën anë; skepticizmi dhe përçmimi në anën tjetër. Nuk ka asnjë hiperbolë.
Një psikoanalist që aktualisht po mundohet ta mbajë Frojdin në panteonin e
heronjve kulturorë mund të kënaqet vetëm me kritika të pamëshirshme kundër
atyre që e kalojnë jetën, duke e shfaqur Frojdin si një sharlatan. Por, ka një
pikë, në të cilën të dyja palët bien dakord: Qoftë mirë apo i sëmurë, Sigmund
Frojdi, më shumë se çdo eksplorues tjetër i psiqikës njerëzore, ka hartuar
mendjen e shekullit XX. Vetë egërsia dhe qëndrueshmëria e diktatorëve të tij
ishte një atribut i dhunshëm i faktit që idetë e Frojdit vazhdojnë të jenë në
fuqi.
Nuk ka asgjë të re rreth këtyre konfrontimeve të acaruara;
ata kanë ndjekur një pas një hapat e Frojdit, që kur zhvilloi vargun e tij të
teorive, të cilat i quajti psikoanalizë. Ideja e tij thelbësore, që të gjitha
qeniet njerëzore janë të pajisura me të pavetëdijshmen ku potenca seksuale dhe
agresive dhe mbrojtja kundër tyre ndeshen me njëri-tjetrin për epërsi sikur të
jetonin pas shpinës së një personi, është parë nga disa njerëz si një nocion
romantik i paprovuar shkencërisht. Kundërshtimi i tij se, katalogu i sëmundjeve
neurotike prej së cilave njerëzit janë shumë të prekshëm, është gati gjithmonë
i lidhur me çrregullimet seksuale dhe se dëshira erotike nuk fillon në
pubertet, por që në foshnjëri, është komentuar nga të respektueshmit si asgjë
më shumë se një paturpësi.
Evokimi i tij dramatik i kompleksit universal të Edipit, në
të cilin një djalë i vogël dashuron të ëmën dhe urren të atin, duket më shumë
si një mendjemadhësi e thjeshtë se sa një tezë që ia vlen të studiohet
shkencërisht nga psikologët.
Frojdi e përdori për herë të parë termin psikoanalizë në
vitin 1896, kur kishte mbushur të dyzetat. Ai ishte drejtuar nga ambicia në
fillim të karrierës së tij dhe ishte nxitur nga prindërit e tij të marrosur që
ta mbivlerëzonte veten. I lindur më 1856, në një familje të varfër çifute në
fshatin e vogël Moravian të Freiberg (tashmë Pribor e Republikës çeke), ai u
zhvendos me rrymën e shpejtë të emigrantëve në Vjenë. Ai ishte fëmija i parë i
nënës së tij, "Djaloshi i saj i Artë". Pasi arritën të vinin re
brilancën dhe gjenialitetin e tij, prindërit e trajtonin si të privilegjuar nga
fëmijët e tjerë, duke i dhuruar një dhomë të veçantë ku të mund të studionte në
paqe. Natyrisht, që ai nuk e zhgënjeu pritshmërinë e prindërve të tij. Pas një
karriere të mahnitshme në shkollë, ai u diplomua në vitin 1873, në
Universitetin e Vjenës...
Comments
Post a Comment