“Ezel”: Jam një mashkull me një shëndet të plotë dhe normal
Albert Vataj
E gjithë ajo thashethemnajë e ngritur rreth preferencave
seksuale të aktorit tuark, Kenan Izmirzaloglu, i njohur në serialin e
transmetuar në TV Klan “Ezël” dhe atë aktualin, “Jetë e hidhur”, po në TV Klan,
nuk ka asnjë emërtesë tjetër vetëm egoziëm të sëmur. Disa individ totalisht
inkompetent dhe amator nga profesioni, të yshtur nga pamundësia për të pranuar
sfidën, përballë tipareve mashkullore të Kenan Izmirzaloglu, kanë kurdisur orë
të prishura të kohës së tyre informative. Duke bërë që aktori simpatik, Kenan
Izmirzaloglu, të bëhet protagonist i një thashethemnaje të stuhishme mbi
prirjet e tij homoseksuale. Kjo patologji, e cila moleps kryesisht personat e kërcënuar
nga rivaliteti, sipas psikologëve ka gjasë të kthehet në mani, në një paranojë.
Përballë famës së tij në kinematografi, e paraprirë nga suksesi i padiskutueshëm
në fushën e modës, dhe integriteti i tij intelektual, kanë shndërruar aktorin Kenan
Izmirzaloglu në një tabelë qitjeje nga turli abuzuesish, të cilët duke shfrytëzuar
botën e lirë të komunikimit dhe informacionit, kanë përmbushur egon e tyre të sëmurë.
Aludimet dhe “argumentet” e dala gjoja nga pohimet e aktorit, për devijancë
seksuale, brenda pak ditësh janë rrëzuar si të pavërtetë, janë dënuar si
trillime, janë injoruar si vulgaritete. Aktori turk, Kenan Izmirzaloglu, i
njohur për rolin e Mehmet Kosovali (“Aci Hayat”) dhe Ezel Bayraktar (“Ezel”) ka
përgënjeshtruar shkrimet në media që thoshin se ai është homoseksual.
“Thashethemet janë një gjë shumë e keqe. Këto shkrime
gjithmonë kanë qenë tendencioze, por në qoftë se ju shikoni dikë me hormone
mashkulli apo dikë që ka fëmijë dhe ka krijuar familje, si mund të thoni se
është homoseksual? Atëherë, i bie që unë të mos shoqërohem asnjëherë me
meshkuj! Ugur Yucel (aktori për të cilin e akuzojnë se ka pasur një lidhje)
është martuar në Holandë, por nuk jeton atje… Kjo histori është një gjë e
shëmtuar, të cilën mediat e kanë keqpërdorur. Ai ka një djalë 19 vjeç dhe është
një mik i imi shumë i mirë”, ka thënë ‘Ezeli’ për gazetën Hurriyet.
I pyetur se pse nuk ka bërë një reagim të fuqishëm lidhur me
thashethemet që thoshin se pëlqen gjininë e njëjtë, ai është përgjigjur: “Çfarë
mund të them dhe mund të bëj, të xhirohem nga beli e poshtë e keni fjalën? Kush
më njeh e di si jam, të tjerët turp të kenë. Jam një mashkull me një shëndet të
plotë dhe normal”.
Arsyeja se pse kjo shpifje është bërë në dëm të tij, sipas
Izmirzaloglu, është se: “Nuk mund të shmangen sytë nga unë, është e vërtetë. U
dukem si një ‘playboy’ që në shfaqjen e parë duke tërhequr vëmendjen e femrave.
Privatësia është një gjë shumë e rëndësishme, pasi bëhet fjalë për mua. E unë,
një djalë nga fshati si të gjithë njerëzit, më kanë përdorur për të përhapur
gjithmonë thashetheme të këqija. Edhe po të mundohem nuk mund të dënoj askënd,
jam i frikësuar nga e drejta e cila mund të përdoret. Rastësisht mund të ndodhë
që një ditë atyre që shkruajnë këto gjëra, t’u lindë ndonjë djalë homoseksual.
Kjo punë është vetëm një kromozom. Kjo është një fuqi e Perëndisë. Jemi në Turqi,
nuk jemi në Iran, ku gjërat merren shumë serioze”.
“Unë jam aq i
mërzitur dhe çdo mbrëmje lexoj Kuranin e shenjtë. Kur e lexova librin e
shenjtë, fillova të qetësohem… Këto që shkruhen bëhen për të tërhequr vëmendjen
e të tjerëve dhe të lëndojnë të afërmit tanë”, ka thënë aktori duke shtuar se
ëndërron të puthë në skenë yjet e Hollyëoodit, Nicole Kidman dhe Sharon Stone.
Precedenti me aktorin turk, Kenan Izmirzaloglu është dhe
mbetet një lëngatë, prej së cilës po vuan kjo shoqëri, e cila bukurinë
mashkullore, domosdo duhet ta shohë si një destinacion drejt prirje
homoseksuale. Absurd është fakti se këtë e mbështesin kryesisht në disa foto
apo materiale të tjera filmike, të cilat e vendosin rastësisht aktorin në shoqërinë
e një miku të vjetër. Kjo bën që mundësitë e jashtëzakonshme të informimit nuk
duhet marrë si të mirëqënë kryekëput. E drejta për të qëmtuar mbi jetën private
të personave publikë, për sa kohë që nuk monitorohet nga një përgjegje
qytetarie e tekstshkruesve, duhet të mbikqyret nga një kuadër ligjor i rreptë
dhe jotolerant. Nga njëra anë egoja dhe nga ana tjetër ethet për të fituar, kanë
bërë që shumë syresh të ndërhyjnë në privatësinë e personave të ndryshëm publik.
Shpesh jeta e tyre ka kaluar në faza tepër kritike, duke e vendosur edhe të
ardhmen e tyre në një taban aspak të qëndrueshëm. Thashethemet janë bërë aq të
zakonshme sa frika se sejcili mund të përfundojë në shtjellën përpirëse të tyre
është me një propabilitet jashtëzakonisht të madh. E përkeqëson këtë situatë,
duke e bërë më të rrezikshme, aftësia që ka aktualisht informacioni për të përhapur
si një virus.
Precedenti me aktorin turk Kenan Izmirzaloglu, nuk është dhe
nuk do të jetë i fundit. E fundit duhet të jetë koshienca jonë personale, për të
rënë pre e kësaj gjueti shtrigash. Ne duhet të jemi më selektiv në përftimin e
informimit. Mediat duhet të bëjnë kujdes në saktësinë e informacionit, qoftë ky
edhe i faqeve “gossip”.
Comments
Post a Comment