Parathënia e “Fundit të Botës”. Sandy, stuhia më e fuqishme që ka goditur ndonjëherë tokën, tani është në brigjet lindore të Shteteve të Bashkuara
Albert Vataj
A është vërtetë stuhia Sandy, parathënia e “Fundit të Botës”.
Kjo panoramë rrugësh të braktisura, aeroportesh të abondonuara, supermarketesh
të boshatisur, bulevardesh të shkreta, që ka ngërthyer Bostonin, Uashingtonin,
Filadelfian dhe qytetin e Nju Jorkut i ngjan paradhoës së apokalipsit. Fundi i
Botës, i parashikuar nga Kalendari Maja, të jetë më 21 dhjetor, ka gjas të
paralajmërojë njerzimin, me atë që do të përballojnë një pjesë e Shteteve të
Bashkuara. Stuhia Sandy që do të prekë qytetet si Bostoni, Uashingtoni,
Filadelfia dhe qyteti i Nju Jorkut dhe do të mbërthejë më morsën makthi afër 60
milionë amerikanë, flitet se është një stuhi hibrid, e cila godet më kaq zemërat
si kurrë ndonjëherë tokën.
Meteorologët thonë se kushtet atmosferike përgjatë bregdetit
lindor të Shteteve të Bashkuara do të përkeqësohen sonte, ndërsa stuhia më e
madhe ndonjëherë që godet tokën sjell rreshje të shumta dhe errëra të fuqishme
në një zonë të madhe të rajonit më të populluar të Shteteve të Bashkuara,
njofton VOA. Uragani Sandy vazhdon të zhvendoset drejt bregdetit verilindor dhe
pritet të bashkohet me dy studi dimrore, duke krijuar një
"superstuhi" hibride, që mund të prekë deri në 60 milion banorë.
Sandy pritet të godasë tokën sonte vonë. Rutinat e përditshme normale përgjatë
bregdetit verilindor të Shteteve të Bashkuara janë bllokuar plotësisht, ndërsa
rajoni përgatitet për mbërritjen e uraganit Sandy. Shkollat dhe shërbimet me
autobuz dhe metro janë mbyllur në qytete të mëdha si Bostoni, Uashingtoni,
Filadelfia dhe qyteti i Nju Jorkut. Meteorologët thonë se uragani Sandy mund të
shkaktojë ngritje të nivelit të ujit në Nju Jork prej më shumë se 3 metrash,
duke ngjallur frikën e përmbytjeve masive. Sipas VOA, në Nju Jork këto shërbime
u mbyllën mbrëmë për shkak të rrezikut të përmbytjeve, duke bllokuar më shumë
se 5 milion njerëz që varen tek ky system publik dhe duke shkaktuar shumë
pakënaqësi. “Është qesharake, thotë banorja e Nju Jorkut, Tiffany Sobers,
qytetartë përpiqen të shkojnë në punë dhe asnjë system publik nuk funksionon.
Jam bllokuar tashmë dhe nuk di se ç’do të bëj,” tha ajo. Autoritetet në Nju
Jork dhanë urdhër evakuimi për më shumë se 375 mijë banorë në zonat e ulta bregdetare,
përfshirë edhe Manhatanin e poshtëm. Kryetari i Bashkisë Michael Bloomberg u
bëri thirrje banorëve që t’i marrin seriozisht paralajmërimet, bën me dije VOA.
“Dua të theksoj se nëse nuk evakuoni banesën, jo vetëm që rrezikoni veten, por
rrezikoni edhe anëtarët e forcave të përgjigjes së shpejtë, të cilët mund të
vijnë t’u shpëtojnë. Shpresojmë që të mos lejoni ta lini veten në situata të
tilla të rrezikshme”. Uragani Sandy parashikohet të godasë bregdetin sonte vonë
ose nesër në mëngjes përgjatë bregdetit të shtetit Nju Zhërzi. Meteorologët
parashikojnë gjithashtu se Sandy do të shoqërohet me shira të rrëmbyer në disa
zona të rajonit. Mijëra fluturime në pjesën lindore të Shteteve të Bashkuara
janë anuluar, ndërkohë që kompania Amtrak e transportit hekurudhor ka anuluar
shërbimet për sot. Kërcënimi i uraganit Sandy bëri që të mbyllen tregjet
amerikane të aksioneve, selia e të cilave ndodhet në Manhatanin e poshtëm.
Qëkur mediat siluruan cep më cep tokën me paralajmin e
fundit të botës, edhe unë bëj pjesë në ata që nuk kanë besuar. Megjithëse
hera-herës kam qenë i dyzuar, asnjëherë nuk kam mbushur veten me panikun e një
fundi apokaliptik. Gjithsesi mbetem në radhën e atyre që besojnë se tokës i ka
ardhur filli nga universi, edhe fundi nuk ka pse t’i vijë nga një forcë tjetër.
Kështuqë besoj se kjo stuhi, ky paralajm i tmerrit të motit, do të jetë një gufim
kalimtarë atmosferik, e kurrçka më tepër. Mendoj se nuk ka vend për panik, por
kjo nuk do të thotë se duhet nëglizhuar masat parandaluese të ndonjë
eventualiteti të mundshëm.
Comments
Post a Comment